Plakja

Kultura

Plakja

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:22
Karikatura marrë nga interneti

Po plaket Serbia

Nga jugu n’veri,

Lejlekët nuk sjellin

“Bebe” në shtëpi!

 

Pse ky lloj shpendi

Me sqepin e gjatë,

Në shtratin e lindjes

Nuk u sjell dhuratë?!

 

Janë prishur ëndrrat

Që kishin dikur,

Tani vdekshmërinë

E kanë si ogur...!

 

Del i pari i vendit

N’popull me mërzi:

-Ju lutem si Zotin

Të lindni fëmi’!

 

 

E shihni çdo ditë

Po rrudhemi shumë,

Mortaja e bardhë

Na vërshon si lumë!

 

Janë vënë statistikat

Në shkallë të alarmit,

Punoni o njerëz

Natën pas orarit!

 

Qeshën disa burra

Tek pinin raki :

-Na janë zier vezët

Nuk lindim fëmi’ !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat