Ikja

Kultura

Ikja

Nga: Dibran Demaku Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:46
Dibran Demaku

 

Në fillim ishin hapat poshtë e lart
pastaj lotët e nënës dhe erë ftoni
netët e pagjuma dhe rropullitje në shtrat
stjuardesa e bukur dhe çaji me erë limoni...

Tri pika...

pse të desha pse më deshe
mallin vesha me gjethe vjeshte
pse më ike pse të ika
mall në vargje me tri pika...

Unë Ti Ai Ajo...

unë i ngjitem malit
ti i zbret kalit
ai qanë prej mallit
ajo qeshet prej hallit...

Rrugët e jetës

rrugët e jetës shpeshëherë kryqëzohen
rrugët e jetës shpeshëherë ndahen
rrugët e jetës shpeshëherë nyjëtohen
rrugët e jetës në ëndrra shiu lahen...

Ëndërr e Orfeut

brigjeve në Marmara
brigjeve të mesdheut
pres të me dalësh para
ti ëndërr e Orfeut...

Jeta

gjithandej fryen erë furtunë
vjeshtë e vonë krahët shtrinë
kur jeta shndërrohet në lagunë
s'del asgjë që e përtërinë...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat