I dashuri atdhe

Kultura

I dashuri atdhe

Nga: Zymer Mehani Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 07:42
Zymer Mehani

Edhe në tufane

Edhe në tërmete

Je melodi jete

 

Edhe në shtrëngata

Edhe n'uragane-

N'stuhi kapedane

 

Edhe n'dallgë të kohës

Edhe në trazime

Ti je zemra ime          

 

Je ylber shumëngjyrësh

Trëndafil i bardhë

I ëmbël nectar

 

Je e gjallë pikturë

Dhe loti im je

I DASHURI ATDHE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat