Trime, moj...

Kultura

Trime, moj...

Nga: Zymer Mehani Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:03
Zymer Mehani

Me cilat fjalë
Ta lartësoj
Atë heroizëm
Shqiponjë, moj

Me cilën këngë
Të ta këndoj
trimërinë për ty
Shqipe n’lartësi

Cilën melodi
Të ta këndoj
Pashë etjen time
Ty, mori trime

Në cilën faqe
Të historisë
T’u skalit emri
I krenarisë

Shqipe ishe
N' shtrëngata
U ngrite n’flamur
S’harrohesh kurr’.

Image
Mervete Maksutaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat