Prindërit e mi

Kultura

Prindërit e mi

Nga: Anita Hoxha Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 18:58
Anita Hoxha

Ikën prindërit, të zënë për dore, në mëngjes

Ikën dhe ata, emigrantë, në tokë të huaj

Lulet mbetën pa erë, pa të të kristaltën vesë

E unë në aeroport, të fundit lot ruaj !

 

I përcolla të rinj prindërit, vite më parë

Ndejtën kohë, pranë fëmijëve pa ardhur...

Sa herë, nga mungesa e tyre, kam qarë

I përcolla të rinj, erdhën flokëzbardhur !

 

Shtëpisë si mysafirë rrinin, fjalë pak...

As unë fëmijë si atëherë, s’kam mbetur

Sot në mëngjes, ata ikën, fluturuan larg

Në tjetër vend, ku rininë e tyre  lanë tretur !

 

E vetme aeroportit qëndrova, fillikat

Me mall fëmije, si dy fëmijë, i përqafova

Ai zog i hekurt me krah, u ndgrit qiellit lart...

Bashk me prindërit, fëmijërinë përcolla !

 

Në dhomë kur hyra, krevatin bosh e gjeta

As këpucët nuk ishin, as zërat e tyre...asgjë !

Fustanit të mamasë harruar, veshtrimin treta !

Kur malli të më marri,  të flasë e rri me të 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat