Reçaku

Kultura

Reçaku

Nga: Qerim Raqi Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Gjak shqiptar kullon përroi i Bebushit
dorë e zezë e urrejtjes ka therë shpirtra të pafajshëm
Britmat e therjes janë ngrirë me acarin e janarit
Kristale të ngrira të heshtura nga thikë e urrejtjes
Anti-njerëzit me maska hijrt kanë ikur pas krimit
Trupa gjurmë gjaku të gjymtuar gjysmëtrupa
Kryqëzuar kokë të prera sytë të nxjerrë
Në ballin e civilizimit evropian
Mesjeta ka ngulur thikë pas shpinës
Me bisht barbari ballkanase
Gjak gjakosje gjakpirje gjakpirësish
Kullon erë e krimit krimb kodrën e Bebushit
Natës së kristaltë të janarit Reçaku i heshtur
Mbledh copëzat mbledh kokat e prera
Në heshtje sytë zemra e nxjerrë e një shpirti
Rri strukur në cepin e përroit që pikon gjak shqiptar
Nga dhembja pëlcet kraharori i një çuni që kërkon kokën e prerë të babait
Vaji i nënave therrë si britmë e Rakelës në Rama
Sytë e vdekjes na shohin vështrimet e këputura mblidhen
Syru i Wolkerit rrëshqet poshtë del prej gropëzave
dhe vështron therjet gjakun e lotin shqiptar
Dëshmia merr sy del jashrë vështrimi sytë e Kosovës
Kancelarive të botës depërtojnë vështrimet e tmerrit të syve të nënave shqiptare
mbase takohen muzeve me sytë e madonave të Rafaelit
që pëlcasin bien prejpëlhurës
dhe hyjnë në zgavrat e zbrazëta
të fëmijëve të Reçakut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat