Heronjtë

Kultura

Heronjtë

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:20
Adem Bytyçi

 T'i nderojmë   heronjtë

T'i puthim n' ballë ata

Gjaku i tyre i derdhur

Drita e lirisë tonë

Ngadhënjimi mbi robërinë

Nga armiku shekullor.

 

T'i  nderojmë  heronjtë

T'përkulimi pranë përmendoreve t'tyre

Ata n'a sollën lirinë

Luftuan për të mos vdekur kurrë

T'gjallë n'kujtesën tonë kombëtare 

Do t'mesin gjithmonë.

 

 T'i nderojmë heronjtë

Përmendoret e t ‘rënëve

Çdo vit t'i vizitojmë

Gjaku i tyre i derdhur

Është liria jonë.

 

Kosova Martire

Është atdheu ynë

Ne jetonim këtu

Kur n ‘këto hapësira

Nuk kishte as sllav e arab

As turq  e afgan

Por vetëm Ilirë,

Pellazgë e dardan

Që nga mali Shfarcwald

E  deri  n'Siri

Egjipt e Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat