Dridhjet e zemrës

Kultura

Dridhjet e zemrës

Nga: Dibran Demaku Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 20:13
Dibran Demaku

Dridhjet e zemrës nuk janë cingërime telefoni

as dallge te dalldisura e të rrëmbyera mbi lume

nuk janë as këngë-rapsodi magnetofoni

nuk janë as ëndrra mëngjesi ëndërruar në gjumë

 

dridhjet e zemrës janë me shumë ngjyra

here fiken herë ndizen si semafori

krijuar janë bio nga vete natyra

rrahjet e tyre i ndien vetëm kraharori...

 

Në prag të stinës

Në prag të stinës

një cep të Prishtinës

ëndërr syri në ninëz

 

Rreze dielli vallë

seç e nxit një mall

shi i ndrydhur nën qepallë

 

Shpresa në teh thike

në vorbullën e një prite

nxito hapin mike

 

Nën lëkurë mërgimi

fjalë e dhënë trimi

llullë e ndezur tymi…

 

 

Në ëndrrën pa kapak

 

u nisëm për pak

mbetëm për shumë

në ëndrrën pa kapak

jeta na vuri në gjumë

 

në ëndrrën pa kapak

jeta na vuri në gjumë

u nisëm për pak

mbetëm për shumë

 

u nisëm për pak

mbetëm për shumë

jeta na vuri në gjumë

në ëndrrën pa kapak…

 

Mos ma merr për keq

mos ma merr për keq

mos më akuzo rënd

ky syri im për dreq

depërtoi në syrin tënd

 

ky syri im për dreq

depërtoi në syrin tënd

mos ma merr për keq

mos më akuzo rënd

 

mos ma merr për keq

mos më akuzo rënd

depërtoi në syrin tënd

ky syri im për dreq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat