Për ty Kosovë

Kultura

Për ty Kosovë

Nga: Ganimete Jakupi, Zvicër. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:01
Ganimete Jakupi

Me lotë e gjak qe mbuluar çdo pëllëmbë toke,

Kush luftoi me penë, e kush me shpatë,

Me shekuj të tërë për liri të Shqipes,

Nuk na frikësoi Sulltan as Kral. 

 

Luftuam për lirinë që na cenuan padrejtësisht, 

Armiqt e mëdhenj donin të na shfarosnin tërësisht,

Na pushtuan e gjuhën tentuan të na ndërronin,

Fejën me detyrim na tjetërsonin. 
 

Por bijtë e shqipes kurrë nuk u ndalën,

Luftuan me shpirt e trup për idealin,

Për flamurin kuq e zi,

Për të shtrenjtën pavarësi. 
 

Sa herë me gjak këtë emër e shkruajtën,

Sa ranë dëshmorë e ne gjithë vuajtëm,

Sa herë emri "Republikë" - u tha,

Sa shumë populli keqtrajtuar e qenë vrarë.
 

Por Shqipja së luftuari asnjëherë s'u ndalën,

Ëndrrën e pavarësisë e fituam me gjak shqiptari, 

Ndonëse flamurin që e dashtëm na ndërruan,

Por tani me dy flamuj kemi për të festuar. 
 

Ta gëzofsh Kosovë pavarësinë,

Këtë ditë të madhe për gjithë shqiptarinë,

Na ka mbet dhe një synim,

Me Shqipërinë të bëjmë bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat