Për ty, atdhe...

Kultura

Për ty, atdhe...

Nga: Zymer Mehani Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:27
Zymer Mehani

Mbi kodra t’atdheut tim qielli seç përflaket
Një lot më shkëputet kur shoh epitafet

Për një dashuri të vlefshme sa jeta
Bij e bija ranë për trojet e veta

Unë poeti vetë i kredhur në mendime
E kujtoj t’kaluarën e kësaj Toke Trime…

Sonte i mbylla të gjitha portat e vegimit
As muza t’mos më vijë t’më shpie drejt trishtimit
Atdhe, dua të vdes në Ditë të Ribashkimit

Për Ty Atdhe i dashur krenarisht vargje shkruaj
Për vlerën e tëndit emër dashuri në zemër ruaj

Prej lindjes e deri në amshim, Për ty, Atdhe
Dashuria jote-flakë yjesh shndrit pa ndërpre’

Dhe vargjet do t’i shkruaj aq sa di e mund
Në poezinë time do të jetosh pa fund

Nëse s’kam letër, në bjeshkët tua të bekuara
Po të më mungojë pena, me eshtrat e bijve tu do të shkruaj
Poezi dhe vargje të gurëzuara

Dhe ngjyra e penës nëse do të më mungojë
Për ty Atdhe i dashur Diellit do t’i lutem
Që ngjyrën e tij të kuqërremtë mua t’ma dhurojë
Por vargjet për ty kurrë nuk do të shkëputen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat