Më puthe

Kultura

Më puthe

Nga: Zymer Mehani Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:32
Zymer Mehani

Ti më puthe
Shtatëqind herë
Nëntëqind ditë
Buza s'm'u ter

Fjala n'varg
Për Ty m'u ngri
N'këngë m'u k'put
Një melodi

Zogjtë e malit
Kur të panë
Një nga një
Prej degëve ranë

Yjet n'qiell
Varg u shkëputën
Thellë nëntë pash
Në dhe u futën

Si të mbahem
Unë i shkreti
M'përplas malli
Si valë deti

M'u tund zemra
Si tërmeti
S'di në ç'breg
T'shpëtoj për veti

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat