Vargu im

Kultura

Vargu im

Nga: Skënder Karaçica Më: 8 qershor 2022 Në ora: 06:52
Skënder Karaçica

Në dasmat e vendlindjes

lozte vallën e burrnisë

gëzime në Sankofc

u shtofshin djepat

u rritshin me  lulet

 

Brahim Çallaku

kur vallëzonte lojën

jeta bëhej dasëm

nuset vinin me kurorë

në shtëpitë e reja

djepat rritën me diellin

 

Brahim Çallaku

e bënte të bukur

dasmën në Sankofc!

Çikago,5 qershor 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat