Flijimi

Kultura

Flijimi

Nga: Nagi Husaj Më: 23 qershor 2022 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Kur lindem ne

Yjet ç῾na ndritën të jetojmë jetën e lirë

Hyjnit na falën bekimin e fatit

Nëse flasim gjuhën e Zotit

Asnjëri nuk gjetëm në tokën e shqipeve

Djajtë erdhen vonë për ta ndytë planetin

Kindapuan fytyra njerëzish ,ca të mjerë

Kur sëbashku ndanin çdo gjë edhe shpirtin e ligë

Do të kalojnë edhe këta shekuj mëkatar

Që i kanë mbetur jetës ,në do flijohemi pa asnjë kusht

Ndoshta një ditë nuk shkruhet më për dhimbjet

Plagët e luftëtarëve vallë a do t῾i ndalonin zotat

Nuk besoj kurrë në shërimin e zemrës së thyer

Vetëm kur flasim me hyjnitë e Ozonit

Ç῾më bëhet së jetoj të njëjtën jetë me hyjnitë

Për yjet dhe Diellin që më falën ngrohtësi

I flijova sëcilat dhembje, dikur sa krenare

Sa dua të jem i vetmi Diell që e ngroh njerëzimin

Çdo ditë i bëj lutje Zotit t῾i mallkoj ata që ndanë në dysh atdheu

Në dysh zemrash,në dysh fjale dhe në dysh jete

Ah,ndoshta isha unë fajtor pse kurrë nuk mallkova.

15 Maj 2017 @DESKU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat