Çudi...

Kultura

Çudi...

Nga: Zymer Mehani Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:34
Zymer Mehani

Çudi...

Një komb i vogël
N'pesë pjesë i ndarë
Si mund t' mbajë n'supe
Gjithë këtë barrë?!...

As është dëgjuar
As nuk është parë
Si asht e zhveshën
Dhe sot është gjallë...

E mban mbi supe
Emrin e vet
Dhe s'don të dijë
Për krajl, as mbret
Është Zot i vetes
Prej deti n'det

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat