Në Jerusalem

Kultura

Në Jerusalem

Nga: Agim Desku Më: 30 qershor 2022 Në ora: 07:02
Agim Desku në Jerusalem

-Në Jerusalem takova zotin

Një jetë ëndrrash

Me ç'fuqi të shenjtë

Pëse gjithë kjo histori

A ngjajmë ne me ty David

A jemi një histori e njëjtë

E di ku më rriti nëna

Më tha biri im

Të kam rritë me shumë dashuri

Mbi djep tënd të rrinte varur

Ylli i Davidit

E kishim nga tradita e jonë

Të njëjtë si besën

Edhe fjalën e bukur

Ta duam atdheun

Të lirë

Në fluturimin e shqiponjave

I pash sytë e mi që ndriçonin

Luftën për liri

Eedhe unë e vura në zemër

Këtu atdheu është vet zoti

Takimi im me Të

Dhe njeriun e fjalës se bukur

U bë urë e vëllazërisë

Që rri ndez si feneri i Homerit

Mjaft u munduan shekujt

Ta fshijnë nga faqja e dheut

Se drita e diellit na i ndritë rrënjët

pellazge

Deri sa dashuritë jetojnë të lira

Apo i ndezin grimcat e atomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat