Zgjohu!

Kultura

Zgjohu!

Nga: Havë Rexhaj Shabanaj Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Zgjohu, pash dritën e diellit
Zgjohu, pash hënën që errësirën e ndrit!
Zgjohu, pash kalterësinë e  qiellit
Zgjohu, pash Perendinë!

Zgjohu e këndellu pash tokë e qiell!
Zgjohu njëherë e përgjithmonë
Pashe njat Zot që të ka falë!

Zgjohu, pash gjakun që është derdhur!
Zgjohu, pash lotin e nënave pa djem
Zgjohu, pash ata dëshmorë që në beteja ranë!
Zgjohu o shqiptar!

Zgjohu, pash këta fëmijē jetim!
Që pa perkrahje , e pa baba kanë mbetur!
Zgjohuni o shqiptarē!
Zgjohuni, se gjaku i dëshmorëve njē ditë do të na mallkojë!

Zgjohu, pash dritēn e diellit
Zgjohu, pash Perëndinë!

Zgjohu, e zgjuar përjetë rri!
Per komb e për atdhe!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat