Iliria e flamurit

Kultura

Iliria e flamurit

Nga: Atdhe Geci Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:56
Atdhe Geci

I nderuar flamur kombëtar

i nderuari  i gjithë atdheut,

je më i shenjti i Shqipërisë,

je më i shenjti  i Dardanisë.

 

I nderuar flamur i atdheut

i nderuari  i  gjithë kombit,

t´i je shpipja  e shqiptarisë,

je më trimi i të gjithë neve.

 

O flamur i  lashtë  pellazgë

o flamur  i  lashtë shqiptar,

Ipe, ti sigurisht ke dëgjuar,

Kosova e ndërroi flamurin!

 

I nderuar flamur i atdheut

i  nderuar  i  gjithë kombit,

ti je  Zeusi, Thoti, Apolloni

ti je Pirro dhe Skënderbeu.

 

Flamur etnik  i  Shqipërisë

Ipe e bashkimin kombëtar

Urime ditëlindja  o Flamur,

urime  ditëlindja  Shqipëri!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat