Ti, atdhe...

Kultura

Ti, atdhe...

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Adem Bytyçi

Ti Atdhe 

Më mbush shpirtin

Me plotë gaz e hare.

 

Edhe kur jam larg

T'ëndrroj natë për natë

Me shtihet se

T'kam afër

 T'dua

Dhe qmallem 

Sikur mos t'isha duku larg.

 

Atdheu është i shenjtë

Pa të nuk do t'flitej shqip

Emri shqiptar, Shqipëri,  

Shkup, Plavë e Dardani

Dibër e Qamëri

Nuk do t'figuronte 

Dhe as që dot mund

T'lexohej kurrë n'histori.

 

Pa Shqipëri

Atdheun Tonë t'lashtë

Sot nuk do të festohej

Dita e flamurit

E mvetësisë së Shqipërisë

28 nëntori

Gjithë andej ku ka shiptarë

Me këngë e valle

Dhe ligjërime t'zjarrta

Për t'kujtuar e mos i harruar kurrë

Herojtë tanë kombëtarë

Ismail Bej Vlorën 

Isa Buletinin 

Adem Jasharin 

Dhe t'madhin Skenderbeg

Gjergj Kastriotin Yllin e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat