Trime, moj...

Kultura

Trime, moj...

Nga: Zymer Mehani Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Statuja e Mervete Maksutajt

Me cilat fjalë
Të ta lartësoj
Atë heroizëm
Shqiponjë, moj

Me cilën këngë
Të ta këndoj
Timërinë për ty
Shqipe n’lartësi

Cilën melodi
Të ta këndoj
Pashë etjen time
Ty, mori trime

Në cilën faqe
Të historisë
T’u skalit emri
I krenarisë

Ti shqipe ishe
N'ëpër shtrëngata
U ngrite n’flamur
S’harrohesh kurr’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat