Pjetër Bogdanit

Kultura

Pjetër Bogdanit

Nga: Enver Sulaj Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:03
Enver Sulaj

Pjesët e atdheut të copëtuar s´gjenden më në harta memece,

Jetën akoma e matim me kutinë e dhembjes mitike,

Ecim në karvanin e lashtë e qentë nuhatin kockat tona;

Tragjeditë i kemi përjetësuar me varre pa epitafe,

Është fundi i shekullit që na goditi me sëpatë pas shpine,

Retë lodrojnë qiellit profetizohet me shi,

Besën e rritëm në kullat e shpuara nga plumbat,

Oshëtinin grykat e Bjeshkëve të Nemuna, nusja vinte kalëruar-

Garentina qëndiste përdëllueshëm pajën e nusërisë;

Ditët kalonin me këngët e valet e kreshnikëve

Atë, Pjetër, Çeta s´e ndali kurrë shtegëtimin

Në ditët që ndillnin fatkeqësi e mordja sillej vërdall-

Ishin eshtrat tu që na rinuan këngën e na mbushën mall;

Tani qentë më s´lehin pangopësia e vet i ka vrarë.

“Nyjë në ujë”, NB „Rilindja“, Prishtinë, 1997

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat