Të pres të më vish…

Kultura

Të pres të më vish…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Në pritjet e mija të stërzgjatura, të prita të më vish

Nga kjo pritje e kotë dhe boshe, nuk më erdhe pra…

Të kujtoj me lot mallëngjimi e me dashurie ta dish

Të prita e të pres akoma, me ditë, net, muaj e vite…

Kështu prapë, si dikur të dashuruar, erdhe pa bë zë
 

Të prita, të prita…aq sa nuk më shitoj shita…

Ngjashëm, ashtu siç priti dikur nusja, Aga Imerin …

Me pritjet e saja të gjata, me plot ndjesi e zemërgjerësi;

Që ja ruajti e do t’ia ruan përjetësisht:besën e nderin…

Siç din ta pres me pajën e saj, nusja nën duvak dorëzuar

me vellon e bardhë, ditën dhe natën e dasmës dhëndrin,

me shumë njerëzi e me dashuri, për njeriun!…


Malli e kishte marr e sytë kishin zanë me ju verbua…

Nuk kishte si sot telefon dore, facebook dhe as internet

Ndërsa hallet, dertet, heka pritjet, e djeg-jetët me ja shpalua…

Ashtu siç e ndjeu, edhe u emocionua natyrshëm me këtë

Në harmoni e ujdi me veten reflektoi njerëzishëm;
në mes gurit e drurit...
 

Në vetëdijen, ndër dijen, forcën e mendjes, donte me ndriçua

Që qëllim kryesor kishte sekretet, fetishizmin;

me të fshehurat e trurit...

Dhe të shpirtit të pastër, që sa më shpejt donte me i shërua!...
 

Në pritje, ecje, vuajtje, me peripeci shoqërie e rinie…

Dhe në ardhjen e ditët e saja me ndriçim e shkëlqim lirie…

Këtë shërim e shpëtim të shpirtit që i mbetet i venitur

Nga pritjet e përcjelljet me ngjyra jete e nuanca dashurie…

Të pres të më vish kështu njësoj diamante

Si kristali e bardhë, e zhveshur dhe e pa zhytur…


Krejt ashtu njerëzore, e pa zbritur dhe shtat ndritur

Përparësi ecjeje të pa ndalur... në vazhdimësi duke falur...
Siç e deshëm këtë jetë këta dy vetë, duke u sfilitur;
duke rënë për tokë, duke u ngritur e zbritur
duke u ngjitur në maje, atje lartë e më lart
dhe poshtë krih hapur, si një mbretëreshë, duke të pritur!...

Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat