Populli

Kultura

Populli

Nga: Atdhe Geci Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:48
Atdhe Geci

Ku është fshehur Gjeniu,

njeriu që flet si populli;

njeriu që qan si populli,

populli që bën bashkimin...

Ku është fshehur Gjeniu?-

pyesin  nënat e baballarët;

njerëz nga i gjithë atdheu

ç ́po bëjmë ne shqiptarët?

Ku është fshehur Gjeniu?

që askund nuk po duket?

Ai, më i bukuri i këngëve,

ai, më i bukuri i flamurit.

Ku është fshehur Gjeniu?-

pyet  Atdheu i zemëruar,

pyesin fshatra dhe qytete

pyesin pjesët e pushtuara!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat