Je e bukur, jetë

Kultura

Je e bukur, jetë

Nga: Zymer Mehani Më: 29 maj 2023 Në ora: 10:26
Zymer Mehani

Je e bukur, jetë

Kur besa është e kristaltë

Dhe fjala e ëmbël-mjaltë

Dashuria-e zjarrtë

Kur rritet sa një mal

I lirisë ideal

Dhe na bën krenarë

Dashuri na ngjallë

Jetë, je e bukur

Kur dëshmorët nderohen

Atdheu rindërtohet

Kombi qytetërohet

Rinia shkollohet

Shqipja rri n’flut’rim

Qiellit t’atdheut tim

E bukur je, jetë

Ke kuptim vërtet

Kur veset i flakim

Virtytet përqafim

Të keqen e dëbojmë

Dëlirësisht bilbilojmë

Je, jetë shumë e bukur

Kur n’t’atdheut altar

Si margaritar

Ar edhe thesar

Ty të falën trimat

Për një ideal

Ideal ish liria

Dhe mëmë Shqipëria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat