Kënga e kukavajkës

Kultura

Kënga e kukavajkës

Nga: Dedë Preqi Më: 14 gusht 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Kukavajka si gjithëherë

Rri e këndon mbi kokë,

Më shumë ndjell pikëllime

Se lumturi në këtë botë.

Kënga e saj plot me vaj

Godet rëndë si shigjeta,

Edhe n’ballin e pafajshëm

Të fëmijëve në djepa.

Në çdo skutë dhe rrugë

T’lirë, pa ujqër e dëmtorë,

Kukavajkat t’thurin këngë t’reja

Në mes polit jugor e verior.

Këngëve t’moqme kukavajkash

U ka dalë koha e mitit të shëmtuar,

Që këndonin mbi zabele e urë

Të mos i takojmë duart tona kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat