Kosova në dhunë e flakë

Kultura

Kosova në dhunë e flakë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 24 mars 2025 Në ora: 09:47
Milazim Zeqiraj

Kosova nga viti 1912 në hallë nga rrufet. 

Pushtusi si zezonë mbi ne.

U rritëm duke prit ngrotësin e Diellit,

pa e parë dritën e diellit,

pa të drejta dhe liri.

2.

Kur tmerri e terri rritej  

e nata behej më zezë se frika

Armiku kishte planifiku Kosoven pa shqiptar.

Kur durimit i erdhi fundi

Në kullat tona këndohej kënga e lirisë,

Mali u mbush me dasmorë.

Nga larg tinglloj zëri i shpetimit,

Pranvera do të vijë edhe për ne 

më plot diell e gjelbrim.

Bota prendimore

e ngopur më genjeshtrat e Millosheviqit.

Kriminelin e katër luftave duhet ndalu.

Më 24 mars 1999

Premtimi i dhënë në Rambuje e Paris

Në Prishtinë erdhi si flakë nga qielli,

Ërrsirën shekullore më ndriçu.

Padrejtësinë e bërë për Kosovën 

më 1913 më korigju.

3

Kur shkrepi shkëndija e qielli muar flakë

armiku i tmerruar nga humbjet 

filloj të hakmarrjët 

ndaj popullit duarë thatë

më egzod e vrasje masive

e donte Kosovë pa shqiptarë.

Golgota shqiptare filloj

Populli në ikje më sy kah qielli, 

duke u strehuar në gjirin e malit për një grimë jetë.

Të gëzuar se dhunës gjakatare po i vije fundi.

Pllumbat e bardhë po vin nga largë

e nga lart në qiell po shkruajn lirin tonë.

Liria Kosovës është hyjnore 

se vjen nga qielli.

Prill 1999 Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat