Me kryqa e shpata
Pikturojnë kobzezët,
Mbi trupin e njomë
Zhdarravisin e laracojnë,
Tek i shihte edhe zoti
Dhe nuk ndërmerr diçka,
S’paku një shpjegim n’vesh
Apo t’ua lëshoje një rrëbesh.
Kobzezët kriminel serb
Me kryqa e me shpata,
Pikturojnë si mbi porcelan
Sikur do laraconin pata,
Ky është arti më i shëmtuar
I një shoqërie t’çmendur njerëzore
Dhe i këtyre artistëve të sëmuarë.