Duhani - dashuri e tymosur

Kultura

Duhani - dashuri e tymosur

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 17 maj 2025 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

E nisi njeriu cigaren si lojë në rini,
Të cilën e shoqëroi deri në pleqëri.
Duke pirë nga stresi, mërzia e zori,
Posi harmonikë, i gërhet kraharori!

- Duhani është për burra! - Gabim!

Cigare thithin dhe gratë pa filtrim.

Madje edhe disa mjekë të përvojës,

Nuk e heqin dot, cigaren prej gojës.

Cigaret nuk kanë fe, racë, as moshë,

Mushkëritë i ngrijnë i bëjnë shoshë.

Kush nuk bindet nga ky helm mizor,

Fundin e gjen në aparatin respirator!

Duhani të do, të puth, të merr frymë,
Si vampir i strukur brenda në vrimë.
Në buzë e shtrëngon, me afsh e zjarr,

Ai, të përqafon, të drejton për n’varr.

Nuk je burrë i fortë, nëse pinë duhan,
Provo të tregohesh, kur e lë mënjanë!

-Mjaft, më! - mes lavdit e krenarive,
Mos u zgjo n’pavijonin e mushkërive!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat