Në vend të urimit

Kultura

Në vend të urimit

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 maj 2025 Në ora: 01:01
Skënder Karaçica

Në Prishtinë,erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës  në mision të arsimit e të shkollës shqipe,normalistët e Normales në Prishtinë,që të kremtojnë 50-vjetorin e diplomimit.Erdhën të thinjur më borën e bardhë të flokëve  të jetës,do të thoshte Dritëro Agolli,që të kthejnë orën e kujtesës për kohën kur djalmenia shqiptare nga të gjitha viset shqiptare,erdhën që të mësojnë e të bëhen gati për udhën e mësuesit të Abetarës të shkollës shqipe në hapësirën shqiptare.

Erdhën përseri në klasat e mësimit,brezi i normalistëve të Normales së Prishtinës(1971-1975)për të  kujtuar kohën e mësimit dhe të profesorëve tanë,që tashmë në amshim:Profesorët Ruzhdi Kastrati,Besnik Spahiu,Hajdar Rrecaj,Ëngjell Berisha,Nexhat Ibrahimi,Malush Kadriu,Tefik Gecaj,Ditar Qamili,Faik Kaba,Mithat Sahiti,Zekije Kada,Bajram Trashupa,Hylkije RandobravaAlije Vokshi dhe profesorët tjerë.Në jetë e kemi profesorin e dashur Muhamet  Shatri,i cili jeton në Suedi si mërgimtar dhe,kujtesa  kur në orët e historisë,më taktin dhe ligjërimin me tipare shkencore,sikur dëshironte ,,të na bëj historianë,,normalistët në Prishtinë!

Në këtë përvjetor,nuk munguan fotografi të shumta të normalistit dhe,në punët e redaktorit të lajmeve në RTK-së,Asllan Bajrami në Prishtinë si dhe shkrimi ekskluziv i Ragip Gjoshi,na afroi ponoramën e kohës së normalistëve të Normales,që,përmes kujtesës time nuk i kisha harruar,ndonëse tash e sa vjet larg atdheut në Amerikën e largët.Këtu kishin ardhur shoqet dhe shokët e klasës:Sadije Rashiti,Zyla Plakiqi,Bukurije Thaqi,Merrushe  Gjoshaj,Adnan Bylykbashi,Aziz Bajraktari,Ragip Gjoshi,Riza Plakiqi,Naxhije Sadiku,Asllan Bajrami,Sabrie Rukiqi,Enver Krasniqi,Shaban Gashi,Skënder Karaçica dhe,disa të tjerë për shkak të kohës në udhët  e jetës,paksa i kisha  harruar.Më falni që këtu kujtesa ime më bëri paksa hile e,mbeta sy me sy me udhët e jetës,herë larg e herë afër me diellin e atdheut...!

Ndonëse larg atdheut,asnjëherë nuk pashë asnjë  ëndërr në Amerikë!Ëndrrat me çonin shpesh e shumë shpesh në Drenicën time për plisat dhe lisat e trimërisë së pushkëve të djalmenisë së UÇK-së për Liri të Kosovës...!Po plakem ngadale,kështu bënte uratë për brezin tonë,profesor Anton Çetta:U  plakshi ngadale,brezi i ri shqiptar i Kosovës...!

Brezi im i normalistëve të Normales në Prishtinë,uroj shëndet dhe gjithë të mirat në familje për nipa e mbesa dhe,puna e msionit të Mësuesit do të shënohet në kronikat e analeve të hsitorisë së arsimit dhe të shkollës shqipe në Kosovë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat