Tjerët, për kauzën e tyre kombëtare, dinë të bashkohen,
ndërkaq shqiptarët, edhe në momentet më të rëndësishme kombëtare, konfrontohen.
Kjo ndodh për shumë arsye,
por kryesorja është motivi i luftës për pushtet
dhe pasurimi pa të drejtë
në dëm të kombit dhe atdheut.
Edhe aktualisht, në Kosovë
po zhvillohet një luftë
ndërmjet partive politike shqiptare,
më shumë në interes të Serbisë
se të Kosovës.
Historia tregon:
Sa herë shqiptarët nuk kanë qenë të bashkuar,
armiqtë e kombit shqiptar e kanë fituar luftën.
Edhe atëherë, kur Serbia në OKB thotë se “Kosova është pjesë e saj”,
subjektet politike në Kosovë e luftojnë njëra-tjetrën
për të ardhur në pushtet,
si të mos ndodhte asgjë.