Bojkoti si proces

Kultura

Bojkoti si proces

Nga: Sevdail Hyseni Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 14:19
Karikatura

Dashamir i demokracisë bojkotistançe,
Nuk e ke vështirë heshtjen politikançe.

Kur s’do të merresh me punë - bojkoto!
Kur s’do të kesh përgjegjësi - bojkoto!

Kur nuk di çka për të thanë - bojkoto!
Kur të zë haku i premtimeve - bojkoto!

Sepse te ne “bojkotin” e kemi çamçakëz:
E përtypim pa ndërprerë në çfarëdo krizë.

Kur të lodhemi, e ngjisim diku qëllimisht,
Në fytyrën e popullit - si zakonisht!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat