Darka e Lamës

Kultura

Darka e Lamës

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 16:47
Autori Adem Bytyçi

Populli shqiptar

ishte ndër më të vjetrit në Ballkan,

atëherë kur në këto troje

s’kishte asnjë popull tjetër,

përveç pellazgëve, ilirëve e dardanëve.

Populli shqiptar, përveç gjuhës,

historisë dhe kulturës,

e kishte traditë

edhe Darkën e Lamës:

pas korrjeve të lashtave

familjet festonin,

përgatisnin e shijonin

lloje të ndryshme specialitetesh,

duke organizuar

shumë lojëra të lashta.

Me kohë, kjo traditë shqiptare

u zbeh dukshëm

për shkak të rrethanave të kohës,

por e ringjalli përsëri

Dr. Ibrahim Rugova,

ikona e pavarësisë së Kosovës,

duke i dhënë vulën

e një tradite të përjetshme

të kulturës sonë autoktone shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat