Reçaku

Kultura

Reçaku

Nga: Adem Bytyqi Më: 15 janar 2026 Në ora: 14:01
Adem Bytyqi

Ngjarja më e rëndë
në luftën e fundit në Kosovë,
ku barbarët serbë
masakruan fëmijë,
burra dhe gra,
pa asnjë shkak tjetër,
vetëm dhe vetëm
pse ishin shqiptarë.

Reçaku!

Ky vend në Kosovë,
që mban të skalitur në gurë
shpirtrat e atyre që u masakruan,
faktet e gjenocidit të Serbisë
kundër popullatës shqiptare civile në Kosovë,
të cilin historia e njerëzimit
nuk ka për ta harruar kurrë.

Në momentin që popujt paqedashës në botë
panë se si barbarët serbë në Reçak, në Kosovë,
kishin masakruar shqiptarë,
fëmijë, pleq e gra,
në shenjë urrejtjeje ua kishin hequr kokat
dhe gjymtyrët ua kishin copëtuar me bajoneta,
ndërhynë ushtarakisht për t’i thënë
stop gjenocidit serb
kundër një populli të urtë dhe paqedashës,
autokton dhe njëri ndër popujt më të vjetër
në rajon dhe Evropë...

Historia e njerëzimit:

“Masakrën e Reçakut të Serbisë
kundër popullatës shqiptare në Kosovë
nuk do ta harrojë kurrë.”

Serbia, herët a vonë,
për këtë krim kundër njerëzimit
ka për t’u ulur në bankën e zezë,
për ta marrë dënimin e merituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat