Trasta e nënës

Kultura

Trasta e nënës

Nga: Bekim I. Blaku Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 16:12
Autori Bekim I. Blaku

Në trastën e nënës sime

ruhej gjithmonë diçka:

pak bukë,

pak kripë,

një copëz drite e pashtershme

dhe shumë dashuri.

Ajo kurrë s’e zbrazte krejt,

edhe pse asnjëherë nuk kishte frikë

se do të mbetej pa dashuri.

Me atë trastë u rrita,

mes erës së bukës

dhe gumëzhitjes së qetë

të pëlhurës.

Sot,

kur e hap ngadalë,

gjithçka më vjen përpara:

sikur shoh duart e saj,

ndiej frymën e saj,

botën e vogël që mbante brenda

e, në gjoks, zemrën e madhe.

Trasta e nënës sime —

asnjëherë bosh,

as kur ajo s’është më.

Berlin, 7 shkurt 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat