​Ngjarjet e datës 26 tetor

Lajme

​Ngjarjet e datës 26 tetor

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Organizata Studim Kritikë Veprim mban një aksion simbolik para Fakultetit Ekonomik. (Ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve, vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS, si dhe formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

Fondacioni Jahjaga lanson edicionin e tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat