Sa kushton xhaketa e kryeministrit Kurti?

Lajme

Sa kushton xhaketa e kryeministrit Kurti?

Nga: V.N Më: 22 mars 2022 Në ora: 20:44
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot qëndroi në Brezovicë, aty mori pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit “Drejt Malit”, në Brezovicë, raporton Bota sot.

Ai u paraqit pak më ndryshe se herave tjera edhe për shkak të ambientit dhe temperaturave të ftofta.

Përveç tjerash, ajo që ra në sy ishte xhaketa e brendit suedez “Didriksons”. Në një hulumtim në faqet e internetit të kompanisë suedeze, xhaketa e kryeministrit Kurti sillet pak a shumë sa paga minimale e propozuar nga qeveria që ai e udhëheqë.

Xhaketat e dimrit, që e mbajnë emrin e kompanisë “Didriksons”, sillen nga 150 euro e deri në 300 euro për copë.

Ndërsa sikur xhaketa e kryeministrit Kurti, por vetëm ngjyrë tjetër sillet rreth 200 euro.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat