Lidershipi dhe çorapet e leshta

Opinione

Lidershipi dhe çorapet e leshta

Nga: Prof. Dr. Fadil Çitaku Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:07
Prof. Dr. Fadil Çitaku

Shumë nga ju kur të lexoni titullin e këtij shkrimi do pyesni ç’farë ka lidershipi të bëjë më çorape të leshta? Pak durim, lexoni këtë shkrim der në fund edhe këtu ka të dhëna shkencore!

Kur sot e pashë qe çorapet qe mia, qe mi ka thurur Nëna ime e dashur më ishin shtejrrur përfundi, u hidhërova, duke marrë parasysh se Nëna ime ka investuar me orë të tëra të mi thurë këto çorapë. Nëna ime thurë shumë çorape dhe na dhuronë ato çdo vit dhe na thot “e di qe nuk i mbathni por unë po bëj punën time”. Më të vertetë, “më falë Nënë” çorapet e thurura i kam mbathur vetem kur shkonim me familje në skiim, sepse ato ti mbajnë këmbet ngrohtë.

Këtë dimer për shkak të pandemisë kam punuar deri tani nga shtëpia dhe të gjitha ligjeratat qe i kam dhën, studentët nuk mund të shifnin se ç’farë çorapësh kam mbathur, ndaj edhe pse shtepia jonë ka nxemje dyshemeje, vendosa ti provojë çorapët qe mi ka thurë Nëna sepse këmbet ndiheshin mirë në to. Po të ligjeroja pëballë studenteve në ndonjë sallë mësimi, të ju them të drejten unë si «burrë Drenice nuk kisha pas gixim” ti mbathë çorapet e thurura, sepse do kisha frikë mos dikush nga studentet në heshtje do tallej më mua. Tani shumë kush mund të thotë ku e ka vetëbesimin ky profesori, qe po i ligjeronë botës tema të tilla, se si të rritet vetëbesimi. Të gjithë ju qe shtroni një pyetje të tillë, keni plotësisht të drejtë.

I hidhëruar qe mu kishin shterrur çorapet më erdhi në mendje rektori i shkollës të lartë të shëdetësisë, ish shefi im, qe vinte në punë me qorape të leshta dhe pasi qe mbathte sandalle çdo kush nga ne, mbi 120 docentë dhe mbi 900 student e shifnin qe rektori ynë dimer e verë po mbathë çorape të leshta.

Një ditë vere shkolla jonë ornaizojë një festë vjetore për docent dhe student. Duke biseduar me ca studente dhe student, me pyet njëra nga studentet qe ishte në vitin e parë “Zotri Çitaku cili është rektori këtu?” unë ja spjegova se cili ishte ai, duke ja prëshkruar atë me tiparet qe më ranë ndërmend. Ajo e befasuar ma ktheu “e pa mundur, ai është rektori ynë qe mbathë çorape të leshta”. “Po ai është” ia ktheva unë. Kjo studentja që më pyeti në gjuhën Gjermane, më vonë e kuptova se ishte Shqiptare.

Tani te kthehemi tek rektori i shkollës tonë, të cilin (unë si shkenctar ndërkombëtar i lidershipit, zbulues i dy modeleve shkencore rreth kompetencave të lidershipit) e vlersojë si njërin ndër liderët më kompetent qe kam takuar deri më tani. Rektori ynë, një djalë i një bujku Zvicëran ishte rritur në kushte të vështira ekonomike. Ai njëherë në një festë shkolle, më pat treguar se pas shkollës fillore edhe pse ishte nxënës i shkelqyeshem nuk kishte pasur mundësi finaciare ta vazhdojë shkollimin më tejë. Ai për ti ndihmuar familjes kishte marrë një punë për ti ndihmuar një familje bujku, gruaja e të cilit në moshën e re ishte semurë nga kanceri dhe kishte ca femijë të vegjel. Rektori ynë kishe bërë të gjitha punët e shtëpisë, qe zonja e sëmurë nuk kishte fuqi ti bënte dot. Ai përveç punëve të shtëpisë ishte kujdesur edhe për femijët duke i ndihmuar ata edhe në detyrat e shkollës.

Më vonë, pas ca vitesh rektori ynë kishte marrë një punë tjeter dhe në ndërkohë kishte filluar të shkollohet më tej dhe më pas kishte arritur të bëhet edhe rektor i shkollës së lartë të shëndetësisë, në njëren ndër shkollat më të mëdha të kësajë fushe në Zvicrën gjermano-folëse.

Cilat kompetenca të lildershipit e karakterizonin rektorin tonë?

Përgjegjesia sociale dhe Empatia: Ai kishte një «nuhatje» të tejëzhvilluar ta ndjejë situatën e çdo docenit apo studenti. Kjo fushë e lidershipit, pra përgjegjsia sociale ka dalur në modein tonë shkencor të kompetencave të lidershipt (ku kemi investiguar lidere/lidër kyç nga gjashtë shtete: CH, A, D, USA, CA, UK) në radhë të parë (Çitaku et al., 2012).

Inovacioni: Rektori ynë ishte shumë i qetë, kurr nuk e kam parë të ketë humbur durimin dhe të ketë folur më zë të lartë, as në situatat më stresuese. Edhe ky domen i lidershipit, pra invacioni doli në radhën e dytë në modelin tonë shkencor të lidershipit, të cekur më lartë (Çitaku et al., 2012).

Sipas zbulimeve më të reja nga neuroshkenca (Rock, 2008) truri ynë ka nevojë për qetësi, vetem kështu ai mund të jetë kreativ dhe inovativ. Lidershipi në këtë kontekst ka një rëndësi vitale, nese liderja /lideri janë të qetë dhe shprendajnë një kulturë qetësie në organizatë aty rritet kreativiteti dhe inovacioni. Noeuroshkenca na mësonë, se falë neuroneve-pasqyruese, nese ne jemi të qetë shprendajmë këtë dukuri edhe tek njerzit rreth nesh. Nese ne jemi të stresusr dhe të frikësuar poashtu shprendajmë stres dhe frikë në mejdisin tonë.

Vetë- Menaxhimi: Rektori ynë ishte i pari që vinte në zyrë nga të gjithë ne dhe shkonte në shtëpi i fundit nga ne. Ai poashtu ishte shumë i përmbajtur edhe në situatat më stresuese, dëshmi kjo qe tregonë se ai posedonte një inteligjencë emocionale të lartë, parkusht ky të jeshë lidere/lider kompetent (Çitaku et al., 2012, Goleman 1995).

Menaxhimi i Punës: Rektori ynë posedonte aftësi udhëhqje qe ti tejkalojë barrierat qe vinin qofshin ato interne apo ekterne. Brenda pesë viteve ne kishim dy herë ndërrim radikal të currikulës, që paraqet një stres të madh për të gjithë docentet dhe udhëheqesit e instituteve. Ndërrimi i kurriculave është çdo herë i shoqëruar më barriera të mëdha, poasqërisht nga brenda, sepse docentet kanë frikë nga ndërrimi, spese mund të humbin ndonjë previlegj qe kanë pasur paraprakisht. Ky domen i kompetencave të lidershipit ishte poashtu prezent në modelin tonë të lidershipit (Çitaku et al., 2012).

Orientimi i drejtë (fer): Rektori ynë na trajtonte të gjithë neve njëjtë. Ai ishte trasparent në ndarjen e shpërblimeve të merituara, kishte aftësi ndëgjimi dhe adaptimi të situatës dhe respektonte diversitetin autenticitetin dhe autonominë tonë, duke e çmuar këtë si burim njerzor për kreativitet dhe inovacin. Edhe ky domen i lidershipit ishte prezent në modelin tonë të lidershipit të cur më lartë. (Çitaku et al., 2012).

Integriteti, besueshmëria dhe autenticiteti: Në modelin tonë të dytë “Modeli I Kompetencave të Lidershipit Drenica” (Çitaku dhe Ramadani, 2020) këto kompetenca dolen në radhë të parë. Rektori ynë posedonte të gjitha këto kompetnca, ishte njeri qe mund ti besoje pa asnjë dyshim. Kur një lider fitonë besimin tek ata qe ai udhëheqë, siguria e trurit të punëtorëve në organizatë rritet, poashtu rritet edhe kreativiteti, inovacioni, këto të gjitha mundësojnë rritjen e cilësisë dhe të rezultateve (Rock, 2008; Çitaku dhe Hyseni, 2020).

Reflektim dhe Konkludim

Karakteristikat e udhëheqjes qe demonstronte rektori ynë, i kam ilustruar më të dhënat më të reja shkencore nga fushet e lidershipit, neuroshkences, neurolidershipit dhe inteligjencës emocionale. Shtrohet pyetja a lindin lideret/liderët si lider/e apo ato/ata jeta dhe rrethanat i bëjnë të tillë? Shkenca e lidershipit dhe e inteligjences emocionale na tregojnë se të dy faktorët e cekur më lartë janë të rëndesishëm, por shumë më shumë dominonë faktori i dytë. Lideret/lidrët kompetent/e nuk bëhen për një ditë, lidershipi është proces qe fillonë në ditën e parë të lindjes së njeriut dhe përfundonë kur ai të vdes. Se a do bëhet dikush lidere/lider kompetent, mvarët nga afiniteti dhe gadishmëria e/i saj/tij për të mësuar, spese lidershipi mund të mësohet. Në rastin e rektorit tonë, përveç shkollimit të tij nepër institute qe ofrojnë programe lidershipi, patjeter kishte ndikuar edhe përvoja e tij parktike, p.sh. për të zhvilluar empatinë, pergjegjsinë sociale, vet-menagjimin, orinetimin fer etj.

Shtrohet pyetja se a e karakterizojnë efektivitetin e një liderje/lideri veshja dhe mbathja? Pergjigjja është një JO e madhe. Veshja dhe mbathja kanë të bëjë më kulturë. Në kulturën e Zvicrës por edhe të shumicës së vendeve perendimore veshja është shumë e thjeshtë, pamvarsisht se sa para ke dhe ç’farë pozicioni apo statuti shoqërorë ke. Dihet se vendet e varfëra ekonomikisht siq janë ato të lindjes, të jugut, ato latine she afrikane i kushtojnë shumë rëndesi veshjes dhe pedantërisë.

Njerzimi donë lidere/lider efikas, pra më rëndesi është se ç’farë koke bartë kostum me kravatë apo çerapa të leshta. Populli ynë thot «mos ja shiqo hunden por punën». Një kolegë bashkëpuntor i imi nga Las Vegas (Nthan, 2014) në një TED-ligejratë mes tjerash thotë «Mos vlerso librin vetem nga kaptinat e tij, pra pa e lexuar fare» (Nthan, 2014).

Fatëkqesisht, bazuar në të dhënat më të reja nga neruroshkenca truri ynë edhe pse është tejetë i efektiv dhe i mençur, ka edhe shumë pargjykime të shumëta. Njëra nga këto paragjykime është se ne marrim vendime pa e marrë infromacionin e plotë rreth një fenomeni apo rreth një neriu, në rastin tonë ne i shiqojmë vetem «çorapet e leshta» duke anashkaluar kualitetet të asaj apo atij që i ka mbathur këto çorape. Pytja tjeter qe mund të shtrohet në ketë kontekst është, vallë a janë çorapet e fabrikuara më të mira dhe më kualitative se çorapet e leshta qe më shumë prkushtim dikush nga të dashurat/dashurit tonë i kanë thurë më qëllim qe këmbet tona të ndjejnë ngrohtësi?

Referncat:

Çitaku, F., Violato, C., Beran, T., Donnon, T., Hecker, K., & Cawthorpe, D. (2012).Leadership competencies for medical education and healthcare professions:population-based study. BMJ Open, https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/22457482/.

Çitaku, F. Hyseni, A. (2020). Efekti i Besueshëmrisë-Të dhënat më të reja nga Neuroshkenca. Gazeta Blic. https://www.google.com/search?client=firefox-b-d...

Çitaku, F., Ramadan, H. (2020). Leadership Competency Model-Drenica: Generalizability of Leadership Competencies.International Journal of Organizational Leadership, 2020, Volume 9, Issue 3, Pages 152-16210.33844/ijol.2020.60502. https://ijol.cikd.ca/article_60503.html.

Goleman D. (1995) Emotional intelligence, Random House Inc., New York.

Nathan, A. (2014). Because you can, you absolutely should: - YouTube. https://www.youtube.com/watch?v=tm2BzOLfnOw.

Rock, D. (2008). SCARF: a brain-based model for collaborating with and influencing others. Neuro Leadership Journal, 1(1), 44–52.

Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Bashkëzbulues i Modelit të Kompetencave të Lidershipit Drenica. Kontakti: [email protected]; www.alss-edu.ch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat