Fitorja me klas e VV-së

Opinione

Fitorja me klas e VV-së

Av. Emira Gavazaj Nga Av. Emira Gavazaj Më 7 janar 2021 Në ora: 20:14
Lëvizja Vetëvendosje

Me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të publikuar dje lidhur me vlefshmërinë e votës së ish deputetit z.Etem Arifi u shkaktua paqartësi lidhur me të drejtën e kandidimit për deputet të kandidateve të ardhshëm për Kuvendin e Republikës së Kosovës, e në rastin konkret në mes tjerash u ngrit pyetja se a mundet z.Albin Kurti dhe të tjerët të jenë kandidat në listën për deputet më datën e 14 shkurtit 2021.

Çështja besoj që është fare e thjeshtë duke bërë interpretimin e dispozitës të nenit 100 paragrafi 2 të Kodit të vjetër penal të Kosovës, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e ku shprehimisht citohet ‘’pasojat jurdike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht ose vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi’’.

Pra, Albin Kurti dhe të tjerët kanë qenë të dënuar me dënim me kusht, mirëpo sipas dispozitës së lartcekur nuk krijohen pasojat jurudike që të njëjtët nuk kanë të drejtë ligjore dhe ti mohohet e drejta për t'u kandiduar në listë për deputet të Republikës së Kosovës.

E ky fakt përforcohet akoma më shumë se sipas aktgjkimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Albin Kurtit dhe ndaj të tjerëve në rastrin konkret ështe shqiptuar vetëm dënimi me kusht dhe nuk ka pasur dënim plotësues ‘’heqja e të drejtës për t'u zgjedhur’’.

Çështje tjetër do të ishte sikurse vepra penale të ishte kryer në këtë kohë dhe aktgjykimi gjykues me dënim me kusht të ishte nxjerr sipas Kodit të ri Penal të RKS-së, ku në nenin 93 parag 2 citohet’’ pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqptohet gjoba apo vërejtja gjyqësore’’, që lë të nënkuptohet se në rastin ne fjalë vjen në fuqi ligji me i favorshëm dhe atë kodi i vjetër i RKS-së në këtë drejtim pa asnjë shkelje kushtetuese e ligjore me plotë të drejtë Lëvizja Vetëvendosje arriti fitoren me klas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat