Çka nënkupton “kapja e shtetit”

Opinione

Çka nënkupton “kapja e shtetit”

Nga: Xhevat Berisha Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:25
Xhevat Berisha

Kapja e shtetit do të thotë: Ti lejosh të korruptuarit ta ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe ti shmangën dënimit.!

Kapja e shtetit ndodhë kur institucionet nuk i shërbejnë interesit shoqëror, por grupeve të interesit, entiteteve biznesore, korporatave dhe organizatave të korruptuara, sa herë që rregullat themelore të lojës në treg përcaktohen nga interesat e veçanta, e jo nga interesat e përgjithshme shoqërore.

Kapja e shtetit ndodhë kur institucionet themelore të saj nuk e kanë në mendje interesin e përbashkët të shoqërisë.

Shtrohet pyetja se a duhet tu besohet atyre që para zgjedhjeve fshihen prapa figurave historike dhe emrave të mëdhenj, dhe atyre që mundohen të mbulohen me petkun e UÇK-së duke u thirrur në vlerat e tyre kurse vet kanë krijuar pasuri milionëshe.?

Unë mendoi se së paku kanë të drejtë të thirrën në emra të figurave kombëtare e as në emër të UÇK-së, politikanët që janë bërë milioner brenda natës. Shtrohet pyetja; pse vallë duhet  Veteranët e vërtetë ti besojnë  klasës politike të cilët bëjnë një jetë luksoze-përrallore që veteranët mund ta kenë parë vetëm nëpër filma dinastie,  kurse vet jetojnë në skamje si gjithë të varfëritë e shumtë të Kosovës.!

UÇK-së ishte krejt populli, kurse këta rrahagjoksët, që e kanë kapur shtetin, janë një zingjir shokësh që i vodhën fondet e luftës, e pas çlirimit i blenë gjykatat, policët, prokurorët, terminalet doganore, estradën, gazetat, televizionet, akademinë e institucione të shumta.! Tokat e Kosovës që u çliruan me gjakun e bijave dhe bijve ma të mire të kombit, këta i privatizuan me nga 50€ arin.!  ...dhe  ma vonë i shpronësuan deri në 7000-€ arin, me ato para ndërtuan solitera, blenë kerre të sapo dala nga "furra" banën qejf me femra neper vendet turistike përrallore neper vilat e tyre luksoze, thjesht e privatizuan dhe e tenderuan atë që kishte shpëtuar prej regjimit serb, dhe pa fije turpi ngulfatën gjithçka që u erdhi në kuti.!

 Nëse ju populli i Kosovës mendoni ti votoni prapë këta profiter, ju nuk keni bërë asgjë përveç që e keni ndihmuar dhe e keni ruajtur status quo-n e tyre në politikën e cila e denigron shtetin.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat