Opozitë e dështuar

Opinione

Opozitë e dështuar

Nga: Skender Musliu Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:43
Skender Musliu

Para pak ditëve u përmbyll proçesi i konstituimit të institucioneve shtetërore, respektivisht presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës që u zgjodhën nga Lista e Vetvendosjes. Pikërisht ky ishte edhe shkaku që opozita kundërshtoi dhe refuzoi që tri funksionet kryesore të shtetit t’i takojnë LVV-ës, duke konsideruar se Kosova po hyn në sistem monist të qeverisjes. Mirëpo nuk mund të themi se kemi sistem monist të qeverisjes sepse Qeveria Kurti 2 përbëhet nga LVV-ja, Lista « Guxo » dhe Alternativa, që kishin një koalicion parazgjedhor duke performuar me Listën e LVV-ës, si dhe në Qeveri përfaqësohen edhe pakicat.

Por, po ashtu mund të parashtrohet pyetja, se çfar bënë Qeveritë e mëparshme që qeverisën përmes koalicioneve ?! Asgjë, përveç se, përmes koalicioneve të pazareve primitive dhe korruptive politike, manipuluan dhe tradhëtuan votën e qytetarit vendosën një sundim të egër politik, instaluan korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar duke varfëruar qytetarin dhe plaçkitur pasuritë e shtetit.

Tek e fundit konfigurimin e qeverisjes e kanë determinuar votat e sovranit, i cili i zhgënjyer nga politikat e gabuara të PDK-ës, LDK-ës, AAK-ës…. që nga çlirimi i Kosovës, vendosi për një qeverisje ndryshe, duke i çuar ato në opozitë. Tani, në vend që opozita të reflektojë për humbjen katastrofale në zgjedhjet e fundit, ajo ka vendosur të luaj rolin e një opozite jokonstruktive duke u lëshuar në një fushatë të paparë të propagandës së pamëshirshme, duke plasuar në opinion lajme të rrejshme me qëllim që t’a deskreditojë punën e institucioneve të reja. Këto kritika bëhen përmes shumë « mediave » që financohen nga burime të huaja financiare, kryesisht nga Serbia dhe Rusia si dhe grupe të caktuara të interesit përmes shpërlarjeve të parave, duke i servuar opinionit rrena, insinuata dhe mashtrime të qëllimshme kundër institucioneve të reja, të cilat janë ndër institucionet më legjitime që ka patur Kosova gjer më tani. Sepse insitucionet aktuale të Kosovës, kanë mbyllëur çdo komunikim dhe bashkëpunim sekret me Serbinë, që në të kaluarën shumë politikanë tanë e kanë bërë në dëm të Kosovës, prandaj qëllimi i kësaj propagande është rikthimin i qeverisjeve të mëparshme për të vazhduar me politikat antikombëtare, që populli nuk do t’a lejojë në asnjë mënyrë.

Sidomos PDK-ja dhe AAK-ja me diskursin e tyre po sillen dhe veprojnë sikur të ishin ende në fushatë zgjedhore, duke harruar se koha tani është për reflektim dhe analiza. Opozita duhet të pajtohet me faktin, se ajo me keqqeverisje e ka sjellë Kosovën në këtë situatë të vështirë politike dhe ekonomike, dhe tani është koha e reformave të brendëshme për t’a nxjerrë një lidership të ri të pakorruptuar që do t’a luaj rolin e opozitës konstruktive.

Duke patur parasysh dëmin që këto « media » po ia shkaktojnë institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve duke i dezinformuar ata, atëherë shtrohet pyetja e përgjegjësisë së tyre, sepse demokracia nuk është « livadh pa gardh » ku çdo kush mund të bëjë çka të dëshiron, por ajo ka rregullat e veta, ku populli – qytetari ka rolin dominues, e jo disa media marcenare që drejtohen nga matrapaz që nuk respektojnë rregullat elementare të informimit.

Mirëpo opozita ka një hall tjetër, respektivisht të vetëdijshëm se qeverisja aktuale përmes reformave në drejtësi, do t’a luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar, pjesë e së cilës ishte kjo opozitë, andaj ajo është e frikësuar dhe e kanë kapur ethet e përgjegjësisë, sepse do t’iu dalin në shesh të gjitha keqpërdorimet e klaneve mafioze dhe nëntokës politike që dominuar skenën e Ksovës për dy dekada rresht.

Është e pakuptueshme se opozita kritikon Qeverinë, sikurse ajo të ishte në fund të madatit të dytë, e jo vetëm në ditët e para të qeverisjes së saj, dhe nga pozita, që qeverisë vetëm 20 ditë, kërkojnë t’a bëjnë ate që opozita nuk e ka bërë për 20 vite, kjo është sa demagogji, po aq edhe ironi dhe paradoksale.

Poqese nuk i ndalet hovi i mashtrimeve, rrenave dhe insinuatave që bëhen përmes, disa të ashtuquajturave, « media », së shpejti në Kosovë do të instalohet edhe mafia mediale, që do t’a dëmtonte informimin e drejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat