Modelet e afërta dhe sa të largëta?!...

Opinione

Modelet e afërta dhe sa të largëta?!...

Nga: Agim Jazaj Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:52
Agim Jazaj

Zgjedhje dhe Zgjidhe

A duhet votuar, besuar një qeverri e pa besë, për tri lgjislatura si në Shqipërinë tonë Halle madhe, e cila nuk e ndal krizën, po e thellon Krizën, rrit Krimin, shthur- degradon Shoqërinë, zbraz Vendin, vret Shpresën?! Tashmë kërkon të legalizojë edhe kanabizimin e vendit!

A duhet pritur fund- mandati, apo duhet dhënë fund mandatës; një orë e më parë?!

Kemi jetuar, punuar, po dhepasqyruar e publikuarnështypinshqiptardhenështypin e emigracionit, përgati 1 dekadënëGreqi, kryeqytetin e saj- Athinë.

Atykujanëdheemigrantëtshqiptarë, me numrinmëtëmadh, me rreth 600- 700 mijë, thuhejderinëvitet 2006. …

Aty kanë mësuar e përfituar, madje modeleqytetrimi, pse jo dhe element të demokracisë. Në memorjen e kujtëdo është skalitur thirrja e hapur e Kostandino Micotaqis, në prill të vitit 1991, i cili së bashku me ish ministrin e jashtëm aso kohe: Antonis Samaras ishte për vizitë në Shqipëri! At’herë ish kryeministri Micotaqis nga Kakavija, bëri thirrjen për shqiptarët, e cila nuk do të shqitet kurrë nga kujtesa! “Unë përpara Ju pas meje”- Duke e shoqëruar edhe me dorë... Dhe thirrja e shoqëruar me dorën e ngrohtë të kryministrit të huaj, u shoqërua me vërshimin e shqiptarve, me “shqyerjen” e kufirit me Greqinë, ku vërshuan drejtë saj bijë e bija të shqiptarëve, me bukë e pa bukë, të zbathur e me fëmijët në krah, ku u pritën edhe në stanet greke, duke u dhën bukë për të ngrënë e zjarr për tu ngrohur...por edhe me raste, e sjellje të pa hijshishme, bukëshkal të shqiptarëve ndaj dhimbsurisë njerëzore, por edhe anasjelltas në pakicë.

Në vitet 2000, ishte kryeministër i vendit: Kostas Simitis, dhe në vitin 2001-2004, u ndërtua Stadiumi i Lojrave Olimpike Botërore, ku ishin të punësuar dhe shumë emigrant shqiptar. Edhe Simitis, si një ish Kryemistër fitues i tri legjislaturave, madje duke bërë edhe zgjedhje (për zgjidhje) të parakohshme...Ata dhe atje nuk presin 4 vjeçarin, po edhe pas 4 muajësh votbesohet qeveria! Emigrantët shqiptarë kanë shënuar fortë se: “Dorëheqja nuk është Kokë Heqje”- si në Shqipëri.

 Numërimi i votave, e jo ngatërrimi i votave, bëhet brenda ditës dhe rezultati del po brenda ditës, i pa kontestuar nga asnjë palë. Qeversisjet kanë vijuar, po dhe kanë njohur humbjet, kanë uruar fituesit. Madje në Greqi kemi transmetuar në shtypin Shqiptar edhe Zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ka një formulë shumë interesante. Presidentin e Republikës e propozon partia qeverisëse, nga radhët e Opozitës. Në orët e mbarimit të mandati të presidentit, ish kryeministri i vendit: Kostandino Karamanlis, propozoi për president të vendit; Karolios Papulias, një figurë shumëdimënsionale dhe e pa kontestuar nga palët, por dhe një mik i njohur i shqiptarëve... Në senacën Parlamantare të asaj nate, asnjë deputet nuk e kundërshtoi kanditaturën e bafasishmme, të z. Papulias.

Vitet kanë vijuar dhe emigrantë gjithashtu kanë mësuar dhe shënuar edhe këto element të demokracisë në një vend ku ka lindur Demokracia, ndihen keq sa dhe të fyer nga mungesa e këtyre standarteve në vendin e tyre. Ndoshta përvoja është shumë afër dhe po mbahet shumë larg nga politikanët tanë: Grabitqar, Hileqar dhe Haleqar, të lidhur më krimin dhe bandat. Qeverisjet vijuan dhe në Qeveri, vota e transformimit dhe e transferimit sollën në pushtet; PASOK, me kryministër: Jorgos Papandreus. Por ekonomia greke pësoi humbje të thella...Zgjedhjet e parakohëshme sollën në pushtet: Aleksis Tsiprac, lider i një partie të vogël;“SIRIZA”...

Kryeministri i partisë së vogël, u ndesh me kriza dhe beteja të madha.

Tsipras mbahet mënd dhe shënohet fortë edhe nga emigracioni për disa herë të votbesimit, i vet kërkuar dhe i vet vënë në PESHORE, por edhe për zgjedhje të parakohëshme, të cilat i ka verfikuar, peshur dhe miratur sovrani grek, duke i dhënë atij disa herë votbesimin, përgjatë qeverisjes...

Aristotel i madh grek ka thënë: “E kam mik Platonin, por më shumë dua të Vërtetën”!

Edhe zgjedhjet e parakohëshme, pa mbaruar afati kohor, të zhvilluara më 7 korrik 2019 Rezultoi: Vota e qytetarëve grek zgjodhi për t’i qeverisur: Partinë Demokracia e Re, e trashgimtarëve Micotaqis, e cila ka nxjer figura si, Konstadino Micotaqis, me bashkshoreten e tij Marika, e njohur si një Arvanitase me vlera njerëzore, bija e tij: Dora Bakojanis, ish kryebashkiakja e Athinës, një mikeshë e njohur e Shqiptarëve, si dhe kryeministri i sotëm; Kyriakos Mitsotakis. 

Greqia me mbi 11 milion banorë, përveç emigracionit, madje duke përfshirë në garë për të zgjedhur e për tu zgjedhur edhe emigrantë shqiptar, shpalli rezultatin e zgjedhjeve brënda 40 orësh.

Ndërsa në Shqipëri, sa një lagje e Athinës; me rreth 700 mijë votues: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve-Vjedhjeve, me Komosionerët e Ngatërrimit të votave, me rezultatet e deformuar dhe mendje të Deformuara, kanë abuzur me më të shënjtën e njeriut, Votën, nuk i shpallen shifrat abuzuese, as në të 40-tat e Qeverisë!

Humbësi i Ndershëm, me kontribute të Çmuara, për ngritjen ekonomike, mos thellimin e krizës nga paradhësit dhe me disa herë i votbesuar dhe zgjedhje të parakohëshme: Aleksis Tsipras- Uroi në kohë, brenda ditës Fituesin e Qeverisjes të 7 Korrikut; kryeministrin: Kyriakos Mitsotakis.

Aleksis Tsipras është: Një “Humbës”- Fitues për Kontributet, Sakrificat, Atdhetarizimin dhe Vlera Qyetare Europiane.

Qeveria e tij nuk e thelloi krizën, po e nxorri vendin nga kriza dhe u largua nga pushteti!

Një model i afërt dhe shumë i largët edhe për Ç’qeverisësit- Vithisësit e vendit tonë, të cilët; Humbjen e quajnë Fitore!

 “Hunda në qiell e B...në diell”: Dorëheqjen Kokëheqje!  Dhe veten: Të përjetshëm në pushtet, Ndonëse kalimtar në jetë!... 

A duhet, votuar, besuar e lënë një qeveri tri lagislatura si në Shqipëri, e cila nuk e ndal krizën, po e thellon Krizën, rrit Krimin Zbraz vendin,  shthur Shoqërinë, vret Shpresën?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat