Foltorja e zhurmshme

Opinione

Foltorja e zhurmshme

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 24 qershor 2022 Në ora: 07:46
Skënder Sadri Kapiti

Problemi në Shqipëri dhe as zgjidhja nuk është sot për të bërë krahasimin mes ishqevrisjes Berisha me këtë aktuale të Edi Ramës,por problemi është se si duhet të largohet nga pushteti Edi Rama.

Për këtë duhet parë nga e reja,e ardhmja dhe perspektiva si dhe nga mbështetja e përkrahja amerikane dhe jo nga e kaluara e shkuar që përbëjnë politikën dhe politikat e vjetra që nuk prodhojnë as ndryshim, as besim e as përmirësim.

Në demokraci ndryshimin e bën rotacioni politik që ndëshkon keqpushtetin, por jo për të ricikluar të ndëshkuarit dhe dështakët e mëparshëm dhe as riciklimi në pushtet i politikës së vjetër; ndryshimin e sjell alternativa e re me energji e me vizion të ri ndryshimi; dhe ndryshimin nuk bëjnë foltorja me foltorexhinjtë antidemokratë, antiamerikanë dhe avokatë të korrupsionit.

Është njësoj sikur sot në Kosovë të vijnë në pushtet Isa Mustafa e Hashim me kompani.

Po tani që Lulzim Basha është i dorëhequr, çfarë po bën Foltorja. Tani as për zhurmë nuk po ka fuqi.

Tashmë është vertetuar aleanca e komploti kundër Bashës i Rama-Berisha-Metës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, komplot i cili pati si qëllim humbjen e Partisë Demokratike me prapavijë e synim për ta detyruar Bashën që të largohet nga Kryetar i PD-së.

Ky ishte objektivi i Berishës dhe foltoristëve, që me largimin e Bashës ata të uzurponin Selinë dhe Partinë Demokratike vetëm për ta përdorur atë si mburojë dhe avokati politike kundër SHBA, gjë per të cilën vetëm sa mashtrohen se e kanë arritur në rrugë joligjore.

Është fakt se Basha ishte pengesa kryesore që ua pamundësonte grusht-shtetin foltorist, uzurpimin e Partisë Demokratike nga shoqata antiamerikane e antidemokratike e foltoristëve.

Vetëlargimi i Bashës si kryetar i PD-së,Basha e bëri në funksion të bashkimit të demokratëve, por në fakt duket që kjo e ka dobësuar dhe përcarë akoma më shumë Partinë Demokratike, dhe këtë e bëri Berisha dhe foltoristët gjë e cila edhe pritej, pasi foltoristët nuk bënë as bashkim , as unifikim por vetëm sa e përcanë akoma me thellë PD-në, e madje edhe vetë brënda foltorexhinjve kanë filluar krisje e carje të thella.

Kjo periudhë “qetësie”, lirie e demokracie në PD-në zyrtare vetëm sa po i kthjellon e ndërgjegjson demokratët për qëllimin se përse filloi lëvizja foltore dhe cili ishte qëllimi i saj.

Foltorja e Berishës ngjan me revolucionin proletar të fabrikimit të kauzave të gënjeshtërta si p.sh. antiamerikanizmi dhe lufta e zbulimi i armiqve të Partisë ,pra luftes së klasave, sic bëjnë foltorja e Berisha kundër SHBA dhe kundër Bashës. Tani kur konsumohen ato, atëhere edhe foltorja e revolucioni foltorist po venitet e shuhet.

Foltoristët e dinë se ata kurrë nuk mund të vijnë në pushtet, sepse ata, organizatorët e saj janë indvidë të lodhur, konsumuar e të kalbur nga korrupsioni, dhe si të tillë po ata janë edhe shkaktarët e gjëndjes ku është sot PD-ja, si dhe po vertetohet që po prej tyre i kanë ardhur të gjitha humbjet Partisë Demokratike.

Beteja e foltoristëve kundër Bashës në fakt ishte maska e betejës së tyre kundër SHBA-ve dhe kundër non gratës amerikane për Berishën.

Tani ata nuk po flasin as për padinë e Berishës kundër sekretarit amerikan të shtetit, as nuk po vazhdojnë me peticione kundër ambasadores amerikane dhe nuk po duken akoma as protestat e tyre kunder Ramës megjithë gjëndjen e rëndë dhe katastrofike të vëndit nga dy krizat e shtuara, asaj ekonomike dhe ajo e çmimeve.

Të gjitha këto vertetojnë se qëllimi i foltores zhurmuese ishte largimi nga drejtimi i PD-së i Lulzim Bashës, sepse Basha ishte proamerikan dhe besnik e partner i SHBA-ve, gjë e cila si fakt i bëri bashkë kundër Bashës, jo vetëm foltoristët por edhe Ramën e Metën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat