Plagët e Sali Berishës

Opinione

Plagët e Sali Berishës

Ramiz Lushaj Nga Ramiz Lushaj Më 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Sali Berisha

Dera e kulla e Sali Berishës, luftëtarët e saj, në genet e tyre, ndër shekuj, kanë marrë plagë lufte në beteja historike me pushtuesit e huaj për pa e ndalun asnjëherë rrugëtimin e tyre për kombin e vet.

Babagjyshi i tij, Isuf Rexha Berisha (që jetoi 120 vjet: 1793-1913) i ka pasë marrë dy plagë, në luftë me sllavët në mbrojtje të tokave shqiptare në Malin e Zi të sotëm.

Axha i tij, Zeqir Halili Berisha (që jetoi 97 vjet: 1887-1984) i ka pasë marrë tri plagë lufte në gjoks e në këmbë në Kosovën dardane, i cili ka luftuar kundër sllavëve (serbë e malazezë) e otomanëve (turqve). 

Image
Zeqir Halil Berisha

Edhe dy axhallarët e tij kanë marrë plagë lufte: Ahmet Xhema Berisha është plagos në Dibër të Madhe, kurse Idriz Bek Berisha plagos në krahëror, në vendlindjen e tij -Tropojë.

Këta luftëtarë të trupit genetik të Sali Berishës kanë edhe një të veçantë, se plagët e luftës i kanë marrë nga pushtuesit e huaj në luftëra, kryengritje e beteja në krejt hapësirën e Shqipërisë së vërtetë, natyrale, etnike: në Shqipëri, në Kosovë, në Mali i Zi, në Maqedoni e Veriut. 

Sali Berisha kurrë nuk ka folur ndonjëherë për këto plagë lufte të kullës së tij, të derës së tij, të babagjyshit e axhave (mixhëve) të tij. (E, Sali Berisha nuk ka ba mirë që nuk ka folë kurrënjiherë për këto plagë lufte). E thanun ndryshe: këto plagë e rritën Sali Berishën. E banë Sali Berishë.

Image
Idriz Bekë Berisha

 Po plaga ma e randë, ma e ligë, ma e poshtër, ishte kjo e ditës së sotme, kur një shqiptar pa shqiptari, me antivlera njerëzore e jetësore, ordiner kriminal, e goditi keqas e pabesisht me grusht Sali Berishën përgjatë marshimit demokratik, në ecje të paqtë, në Protestën e Opozitës të Bashkuar me 6 të dhjetorit 2022, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...!

Kjo plagë ndaj Sali Berishës është vet plaga e Shtetit, plagë kundër Shtetit, plagë që mori dhe Demokracia në Shqipëri, edhe rendi, siguria e qetësia shqiptare, se u godit ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë,  se u godit një lider historik i Demokracisë Shqiptare nga Dhjetori ’90 në dhjetorin 2022; se u godit në krye të detyrës Lideri i Opozitës Shqiptare në atë Protestë Paqësore në qendër të kryeqytetit; se u godit në një nga ditët e Sigurisë ma të lartë kombëtare shqiptare, në një nga ditët më të rëndësishme shqiptare të mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të Samitit BE-Ballkani Perëndimor me prani të krerëve më të lartë të 26 shteteve të Bashkimit Europian dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Image
Ahmet Xhema Berisha

Kjo ishte një plagë kriminale që nuk e tërhoqi atdhetarin kombëtar e politikanin tribunal, 78-vjeçarin Sali Berisha, nga rrugëtimi i tij i asaj dite (dhe në asnjë ditë të jetës së tij në çdo të nesërme), shembulltarisht, njejtësisht, sikurse dhe paraardhësit e tij në historinë shqiptare mbi tre shekullore të kullës së tyre historike që morën plagë lufte nga pushtuesit e huaj po nuk e ndalën rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi Kombëtare Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat