Petkoviq - kontradiktor

Opinione

Petkoviq - kontradiktor

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 24 prill 2023 Në ora: 06:11
Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”.

Si mund të okupohet një vend që është i tij?

Petkoviq, siç shkruan më lart, është Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë. Ky “drejtor” e njeh Kosovën, ky drejtor pranon se Veriu i Kosovës i takon Kosovës. Ky drejtor thot se “populli serb në Kosovë, i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”. Pra, edhe është i Kosovës, edhe e okupuaka vendin e vet Kosova, veriun e Kosovës, deri sa vetë Petkoviq e pranon se ai vend është i Kosovës.

Jo Petkoviq, Serbia po përpiqet ta okupojë veriun e Kosovës, Kosova nuk ka nevojë ta okupojë, pse është territor i Kosovës.

Petkoviq: Fitues të zgjedhjeve, serbët që bojkotuan votimet!

Jo Petkoviq, serbët nuk fituan zgjedhjet me bojkotim, por me përndjekjen më se të12 mijë shqiptarëve në vitin 2000 nën “përkujdesjen” dhe ndihmën e KFOR-it, e qëllimi po shihet sot, se nuk do të ishin serbët shumicë në Mitrovicën e Veriut, që u nda nga Mitrovica e Jugut, deri sa nuk e kemi asnjë qytet as komunë tjetër të ndarë në Kosovë. Këtë e bëtë ju me ndihmën e ndërkombëtarëve, me qëllim që ju ta okuponi, jo Kosova, se është territor i Kosovës, e jo i Serbisë.

Me të njëjtën parollë doli edhe Vuçiq, i cili tha: “Veriu i Kosovs po pushtohet”!

E nga kush, nga Kosova! Edhe veri i Kosovës, edhe i pushtuar nga Kosova!

Njësoj sikur të thuhet se Svetozareva po pushtohet nga Serbia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat