Ura e Ambasadorëve

Opinione

Ura e Ambasadorëve

Nga: Bekim Rexhepi Më: 3 gusht 2024 Në ora: 09:24
Bekim Rexhepi

Ambasadorët e shteteve të forta nuk duhet që të sillen si të ishin diplomatë të rangut të ultë, të shteteve të dobëta, pa ndikime as te fqinji i parë i tyre. Madje këta ambasador të shteteve të forta siç u pa dje po sillen gati si Khmerët e kuq që kishin arritur në Phnom Penh me 1975 për të marrë pushtetin me synim fillimin e vitit zero.

Mes frikës për tensione ambasadorët zgjedhin stepjen dhe ngrirjen e urës deri në një kohë tjetër, më këtë qëllim kundërshtie të përbashkët ata ndihmojnë Serbinë dhe serbët në zhvatjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Pas deklaratës se Stanos se “Ura e Ibrit nuk mund të hapet fillimisht nga vendimi i njëanshëm i Qeverisë Kurti, por se për këtë hapje të Urës duhet të diskutohet patjetër në dialogun e Brukselit”.

Stano edhe këtë herë tregon gogolin e të paditurit, pa u konsultuar fare me ndihmësit e tij megjithëse ata duhet ta dinë, se cila është kornizën e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe se çdo gjë e Kosovës si çështje e hapur a e kontestuar nga Serbia nuk mund të diskutohet në çfarëdo dialog me Serbinë. Sidomos negociatoret ndërkombëtar duhet të dinë se çështjet e brendshme të Kosovës, janë të Kosovës dhe për to Kosova ka të drejtën e saj për të vendos e vetme brenda institucioneve kushtetuese të saj.

Kosova është shtet i Pavarur dhe Sovran dhe Stano këtë duhet ta di, ay edhe përkundër dëshirës së tij dhe presionit të Serbisë nuk mund të dirigjojë temat e Kosovës në dialogun e mundshëm të Brukselit me Serbinë.

Ambasadoret dhe Khamerët e kuq

Ambasadorët e shteteve të forta nuk duhet që të sillen si të ishin diplomatë të rangut të ultë, të shteteve të dobëta, pa ndikime as të fqinji i parë i tyre. Madje këta ambasador të shteteve të forta po sillen gati si; Khmerët e kuq që kishin arritur në Phnom Penh me 1975 për të marrë pushtetin me synim fillimin e vitit zero. Nuk e di nëse synimi i tyre përfundimisht është qe veriu i Kosovës të shkëputet nga Kosova duke e ngrirë përfundimisht me status të veçantë politik vendkalimin e një ure, megjithëse është rinovuar nga vet ta, më qëllim që ajo të jetë një ditë e kalueshme për të gjitha etnitë.

Siç do të duhej të ndodhte praktikisht takimi i ambasadoreve nuk ndodhi diku te ura, por në Prishtinë atje ku “Ura e Ndaluar e Ibrit” nuk përjetohet ndryshe veçse një “siguresë shpërthimi” e politikës aversive që tashmë e sa vjet po e zhvatë shtetësinë e Kosovës për qëllime të caktuara dhe secesioniste që Serbia synon të arrijë në Kosovë.

Ambasadorët e fortë këtë herë harruan faktin se kohë më parë kishte ndodhur një vendim arbitrar i BE-së, që Serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë të leshura ilegalisht (për territorin e Kosovës) në Serbi, të udhëtojnë pa viza për në BE.

Më këtë ambasadorët e fortë hezituan dhe u bën struci e radhës duke falimentuar disi kërkesën e Kosovës për integrim dhe juridiksion shtetëror të gjithë qytetarëve të saj, për tu ndjerë dhe trajtuar të barabartë në shtetin e tyre. Ambasadorët e koordinuar njëzëri në korin e ulërimave na e shpërfaqën kërcënimin e Serbisë për destabilizim, nëse merret vendim për hapjen e Urës se Ibrit. Në fakt urës së Ibrit ju ngritë edhe një urë tjetër me status të veçantë prej ambasadorëve të fortë, e Khamerëve të kuq, që dukët se po synojnë zhvatjen e sovranitetit të republikës dhe jo integrimin e veriut brenda juridiksionit të Republikës.

Ambasadorët duhet të na tregojnë se përse janë në Kosovë, dhe se përse ata kontestojnë ende sovranitetin e Kosovës, kur vendet e tyre prej nga vijnë kanë pranuar vendimin e njohjes së këti sovraniteti të Kosovës. A thua se farsa e njohjes se tyre për ne nuk justifikon më njohjen e sovranit tonë, ne do të sillemi sovran dhe sovrani do të shembi ura të tjera, ura të ndarjes, të kërcënimeve destabilizuese nga do qe vijnë ato. Pavarësisht se pesha e ambasadorëve duket se tani po peshon më shumë se vet ura mbi lumin Iber ajo do të jetë e kalueshme një ditë.

Nëse është thënë të mos hapet kjo urë, ne do të bëjmë ura të tjera alternative, afër sajë me qëllim që të lidhin Veriun me Jugun e Kosovës, edhe atëherë kur kjo do të pengohet ne do të gjejmë një alternativë tjetër, do ta ndërrojmë rrjedhën e lumit, vetëm e vetëm për ta integruar veriun dhe jugun. Ibri mund të mos jetë më lum ndarës mes veriut dhe Jugut, por mund të jetë edhe lum i vdekur mbi shtratin aktual të tij, të projektohen objekte afariste, të ndërtohen ndërtesa ekonomike që do të lidhin definitivisht Jugun dhe Veriun e Kosovës pa ndarje artificiale.

Ideja për ndërrimin e rrjedhës dhe infrastruktura e re mbi ndërtuese mbi shtratin e lumit do ti lë pa pushtet ambasadorët dhe vitin zero mbi urën e lumit Iber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat