Tentim mbulimi i krimit shtetëror ndaj protestuesve.
Më 17 Mars Serbia, policia nuk ka “Top Zanor”.
Më 18 Mars Policia serbe ka” LRAD 100X”.
Daçiq Kërcënohen edhe punëtoret shëndetësor.
Këto protesta disa mujore kanë filluar të ngritjen e interesimit serioz ndërkombëtar. Këto protesta Presidenti serb i quajti të ngjyrosura . Por ishte ky që i ngjyrosi me ngjyrat e dhunës dhe kërcënimit. Vuçiq u thirr nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Në këto protesta u përdor arma për torturë në masë(Topi zanor). Sipas mjeteve serbe ky top u përdor nga një automjet i policisë serbe që ishte në rrugën “Mbreti Millan”. Ky mjetë që dukët të jetë prodhim rus u përdor nga shteti kriminel serb kundër popullatës së vet të pa kënaqur dhe revoltuar nga qeveria e korrupsioni dhe krimit të organizuar të formave të ndryshme. Përveç të ashtuquajturës mbrojtje civile nga Kosova, dhe policisë që braktisën policinë e Kosovës për projekte kriminale të Vuçiqit dhe kllapës së tij në bashkëpunim me agresioni rus për destabilizime në Evropë dhe që deri tani provojë disa herë në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundi duket edhe në Maqedoni. Këto forca që e ngjyrosën me ngjyrë protestat në Beograd, të agresionit rus dhe serb në shërbim të Rusisë. Vuçiq edhe kësaj radhe u mundua të luaj babanë e Serbisë duke ngritur zërin kundër marrëveshjes për mbrojtje të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ; të cilën e quajti provokim të Serbisë. Krejt kjo për të mbuluar torturën masive të përdorur kundër protestuesve serb. Të njëjtit serb që paraardhësi i tij Millosheviq i përdorte kundër shqiptarëve tani ky i përdorë kundër serbeve ndërsa deri sa në Kosovë, Kroaci e Bosnjë përdori armë zjarri në Serbi përdor armë me të sofistikuar. Të gjetur para kësaj përgjegjësie nuk arritën të koordinojnë gënjeshtrat. Lajmi i parë ishte që Serbia nuk ka top zanor. Madje u kërcënuan së do të ndjekin penalisht at që kanë përhapur lajme mashtruese. Pasta pranuan se kanë armë të tilla por nuk i kanë përdorur kurrë. Protestuesit dhe sigurimi i protestuesve deklarojnë së ( Topi Zanor) është përdorur më datën 15 mars në ora 19.10 minuta në momentin kurë bëhej heshtja për 15 viktimat në Novi Sad. Protestuesit përshkruan tingujt e pazakonshëm dhe dridhje të forta që nuk i kishin provuar më parë. Këta kishin ndjerë dridhje të forta në trup, ndërsa disa kanë deklaruar se kanë ndjerë valë të forta nxënësie. Kjo armë është armë për shkatërrim në masë, por jo vdekjeprurëse e menjëhershme. Ky top përdorët për zmbrapsjen e sulmeve dhe shpërndarjen e trazirave. Pasojat nga përdorimi kësaj arme të reja mund të ndjehet më vonë, në shqisat e dëgjimit, sistemin nervor dhe të abortimet e shtatzënave, përveç traumave të cilat mund të jenë të pa shërueshme. Një numër i protestueseve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjenca, por a do të kenë guxim mjekët të raportojnë këtë gjendje. BE kërkoj një hetim të shpejt për këto pretendime, ndërsa diktatori si zakonisht u përgjigj së do të jetë i hapur?! Kush do të i besoj këtij. Qe sa herë ndërron deklarata, nuk mbanë kurrë premtime dhe tani edhe për këtë rast thotë që nuk ka Serbia këso arme dhe pastaj ka por nuk e ka përdorur. Në këtë deklaratë thotë që Serbia nuk ka përdor kurrë mjete që nuk janë të parapara me ligj. Atëherë me çfarë ligji i përdori Serbia helmet luftarake kundër nxënësve në Kosovë ku u helmuan 7400 nxënës dhe shumë personel e prindër. Pastaj përdorimi i helmeve në Luftën e Koshares, me çfarë ligji i përdori. Daçiq po ashtu mori pjesë në këto gënjeshtra për të shfajësuar vetën. Ushtria e Serbisë u shfajësua që nuk ka përdorur dhe nuk përdor Top Zanor. Prokuroria nuk fillon nga hetimi sipas detyrës së vet, por edhe ajo kërkon at që janë ankuar dhe kanë hapur sipas tyre” mashtrime”. Kjo gjendje tregon se në çfarë gjendje janë serbet në Serbi, kjo arsyeton edhe më shumë protestat e tyre. Por 48 orët për protestuesit janë të frikshme, nga se do të ketë arrestime. Krimi kthehet në origjinë.
20.3.2025