Për herë të katërt, populli foli — ose të paktën nuk kundërshtoi, por shpërbleu. Me mbi 52% dashuri, zgjodhëm integrimin e sigurt në BE, jo si shtet, por si komb.
Zhvendosje!
Urime udhëheqësit tonë të përjetshëm, që na mëson në çdo mandat se demokracia është një formalitet dhe se opozita është thjesht zbukurim. Një trëndafil plot gjemba, i vyshkur, në sfond.
Lavdi kutive që mbushen më mirë se frigoriferët!
Gëzuar Shqipëri që mbetesh një eksperiment midis durimit dhe dëshpërimit.
Gëzuar që je kthyer në parajsë për të huajt dhe pashpresë për vendasit.
Gëzuar anulimin strategjik të gjobave dhe blerjen festive të votave me lekët e shtetit!
Gëzuar inaugurimin e aeroportit të papërfunduar – sepse asnjë fluturim s’është më urgjent se fluturimi para votimeve.
Le të festojmë shpërnguljet në dy drejtime:
– shqiptarët drejt Perëndimit,
– të huajt drejt Shqipërisë.
Kjo fitore tregon, edhe njëherë, besimin e popullit ndaj një lideri që flet më gjatë se çdo pyetje dhe bërtet më fort se çdo humbës.
Arritjet e këtij mandati priten të përfshijnë:
* Ristrukturimin e opozitës për të garantuar që të mbetet e papërdorshme.
* Vazhdimin e reformës në drejtësi derisa drejtësia të mos shqetësojë njeri.
* Shpërnguljen.
Lavdi Mandatit!
Rroftë Stabiliteti Autokratik!
Rroftë autokracia – që së paku është konstante!
Rama është i madh, edhe i gjatë, por anulimi i gjobave para votimeve është krim.
Rama është i mirë, por drejtësia është më e mirë.
Berisha nuk humbi tani – ai ka humbur para 12 vjetëve. Vetëm ai nuk e dinte dhe nuk e di ende.
Urime Shqipëri zgjedhjen!
Autokracinë!
Një ditë, qeveria do ta kuptojë se çështja më e rëndësishme në jetë është mbajtja e popullit brenda vendit, sepse njerëzit nuk mbillen nëpër ara.
Suksesi nuk matet me integrime të jashtme, por me krijimin e kushteve që i japin njerëzve arsye për të qëndruar. Aty ku mungon një shtet funksional ligjor, popujt arratisen…
Për atë arsye qe arratisur dikur edhe Edi Rama!
Urime Kryeministër!
Edhe një: Kryeministër i katërfisht, unë nuk kam parë kurrë askund që njerëzit punojnë dy turne. Në Shqipëri, po! Shpesh. Ky është skllavërim...