Logjika e hegjemonizmit serb

Opinione

Logjika e hegjemonizmit serb

Nga: Driton Tali Më: 7 tetor 2025 Në ora: 16:45
Driton Tali

Me 4 tetor 1908, "Serbia e Kralit", nën udhëheqjen e Nikolla Pashiçit, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, i cili ishte kryeminstër në atë kohë, mori vendimin për ta krijuar "Mbrojtjen Popullore" (Narodna Odbrana), të cilës i ndau buxhet prej 6 milion euro, në vlerë të sotit, për vit.

Ky institucion, ishte nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe proklamohej si "një institucion që merret me kultivimin e kulturës serbe".

E në realitet ishte institucion që merrej me terrorizëm, propagandë, sabotim, rekrutim vullnetarësh dhe përgatitje të çetave luftarake, nën domenin e së cilës ishte "crna ruka" (dora e zezë) dhe njësitet tjera çetnike.

"Mbrojtja Popullore" gjithandej Ballkanit krijoi rrejtin e saj duke u bazuar kryesisht në kishat ortodokse dhe banorët lokalë serbë.

Gjithë çetnikëve të përfshirë në "Mbrojtjen Popullore", detyra e të cilëve pra ishte terrori, koha që vepronin në këtë institucion ju llogaritej si stazh pune. Kishin sigurimet, pushimet dhe natyrisht penzionin.

Dhe pasi që largoheshim nga "Mbrojtja Popullore", qoftë për shkak të moshës apo qoftë për shkak të shëndetit, menjhëhere ju gjendej një punë tjetër diku në institucionet e shtetit, zakonisht punë administrative në ushtri, polici apo dimplomaci, varësisht nga kontributi dhe përgaditjet.

Siç e përmenda në shkrimin e kaluar, në Kosovë e Maqedoni, udhëheqës ishte krimineli Vojislav Tankosiç, oficer ushtrie.

Ndonëse shumë aktivë ishin edhe kriminelët tjerë si Ilija Trifunoviç - Birçanin, Vojin Popoviç - Vuk, Luba Jovanoviç - Çupa, Mhailo Ristiç (Vojvoda Maçvanin), Kosta Peçanac etj.

Por, nëse personi në fjalē ishte i ri dhe kishte begraund akademik, dërgoheshin edhe në studime në Perendim, siç bi fjala shkrintarët Jovan Duçiç, Vlladimir Gaçinoviç, publicisti dhe politikani i karrierës Lubomir Jovanoviç etj, të cilët dërgoheshin, me shpenzime të shtetit, në studime zakonisht në Zvicër por edhe në Francë, e gjetiu në Perëndim.

Duçiç pos që ishte diplomat karriere, njihet edhe për veprën "Blago cara Radovana" (Thesari i Carit Radovan), kurse Gaçinoviç, si ideolog i "Mlada Bosnja", njihet, pos tjerash, edhe për veprën “Smrt Omera Kaje” (“Vdekja e Omer Kajës”), një tregim simbolik që trajton temën e "sakrificës për lirinë kombëtare".

Tashti lexues të nderuar, zëvendësoni këta emra me Aleksandër Vuçiçin (ish sekretarin e Partisë Radikale Serbe), Stevan Paviçeviçin (udhëheqësin e Rojeve të Urës - Civilna Zaštita), Millan Radoiçiçin, Zvonko Vesellinoviçin, Gjuro Macut (kryeministër aktual), Dejan Vuk Stankoviç (ministër Arsimi), Dragosllav Bokanin, Nebojsha Kërstiçin...

Apo e kuptoni se sa ndryshe është "kjo Serbi" nga "ajo Serbi".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat