Në Shqipëri ka çudira të mëdha për ata që quhen dëshmorë të atdheut Sidomos tani në kohën e demokracisë liberale që përfaqëson Kapitalizmin e sotëm shqiptar, liria e fjalës dhe shprehjes, të drejtat për pronën private, kanë zënë vëndin e tyre përsa i përket vëndies në vënd të drejtësisë së munguar qënga diktatura.
Problem i dëshmorëve të atdheut është prekur disa herë dhe nuk dihet egzaktësisht se kush janë dhe se sa janë. Ps luftës nacional çlirimtare u vendos një datë për të përkujtuar dëshmorët e atdheut kryesisht pë rata që ranë në luftë për çlirimine vëndit. Sigurisht ka plot dëshmorë edhe para clirimit por edhe sot në kohën e demokracisë.
Debatet zhvillohen nga historianët nga analistët madje dhe nga populli sidomos tani që internet ka lehtësuar komunikimin. Formalisht Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut.
Problemet e përcaktimit se kush quhen dhe kush janë dëshmorë në Shqipëri mund të sqarohen në Sentencat e Fan Nolit të madh i cili në shkrimin e tij `5 Anarkitë e Shqipërisë`, shkruan Anarkinë e Katërt ku shprehet: ``E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh``.
Kjo i spjegon të gjitha ç`ka ka ndodhur, çka po ndodh sot, dhe çka mund të ndodhë në të ardhmen në Shqipërinë e sakatuar nga ana gjeografike, ku 2/3 e tokave shqiptare janë kufirit shtetëror, ku nga ana fetare kemi tre religjione zyrtare dhe nje mori me të vogla të metastazuara pas viteve `90, të cilat vetëm kanë shtuar rremujën, ku konfliktet klasore kanë koncentruar dy rryma të fuqishme politike pasardhëse të partive të viteve 1920 si `“Partisë Popullore Kombëtare” të drejtuar nga Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe partia tjetër me nje emër paradoksal `“Partia Përparimtare Shqiptare” me drejtues figura të njohura të Veriut si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri. Disa nga këta ndruan partitë ashtu si ndodh edhe sot.
Më vonë partië ndërruan emrat Balli kombëtar dhe Legaliteti dhe Partia Komuniste alias Partia e Punës, dhe pas viteve `90 pasi ra diktatura mbetën dy parti të mëdha dhe 106 parti të vogla ku PD që përfaqësonte të djathtën e dëmtuar nga Partia e Punës dhe PS që përfaqësonte të majtën e moderuar dhe vazhduese e PPSH.
Të dy partitë e sotme ashtu si të kaluarat, grinden për gjithçka dhe për asgjë, për datat e festive, për spiunët dhe bashkëpuntorët e sigurimit, akuzojnë njëri tjetrin për afera të ndryshme, por më e rënda, nga ana kombëtare, janë grindjet për dëshmorët dhe për mënyrat e bashkimit të trojeve dhe të popullsisë shqiptare jashtë atdheut, por këtu si duket kanë lënë BE dhe SHBA të vendosin. Fatkeqësia është se partia në opozitë vazhdon të ndotë Shqipërinë brënda dhe jashtë atdheut në forume të ndryshme gjë që vonon integrimin në BE.
Le të kthehemi tek kush janë dëshmorët e Atdheut sot për të cilët ka debate aspak të hijshme, sepse përcaktimin se kush quhen dëshmorë vetëm në Shqipëri nuk ka madje ashtu siç shkruan Fan Noli dëshmorë bëhen tradhtarët dhe anasjelltasheronjtë bëhen tradhtarë….
Sipas një shkrimi të Aurel Plasarit, rreth faktit që shifrën 28 mijë dëshmorë e ka dhënë e para qeveria “kuislingë” në Tetor 1944, por ka edhe më. Në një mbledhje te Kuvendit Popullor N/Kolonel Pëllumb Dishnica deklaroi nder te tjera se “Kemi kockat e me shume se 40.000 dëshmoreve qe dhanë jetën për lirinë e vendit te tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e te demokracisë”. Deputeti Kadri Baboci e “zbut” disi duke shtuar ne ketë numër edhe te plagosurit kur ne diskutimin e tij thotë: “Apo mos nuk ishte mjaft si kontribut për popullin shqiptar 40.000 te vrare e te plagosur”. Ne përfundim, duke u konsultuar edhe me statistikat e manipuluara dhe te shumëfishuara mbi demet e luftës, ne rezolutën e Kuvendit popullor, dërguar Presidiumit te Konferencës se Paqes ne Paris , u deklarua zyrtarisht se “Ne fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tanë u vranë dhe u plagosen…”
Ketë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%”.
Kjo shifër përputhet tërësisht me atë te dhëne ne Kuvendin popullor dmth 40.600 te vrare dhe te plagosur (28.000 te vrare dhe 12.600 te plagosur).
“Ka 28 mijë dëshmorë padyshim sepse në një libër të një autori anglez Tony Jad (sipas historians Nevila Nika), shumë i njohur britanik i cili e përfshin Shqipërinë bashkë më Jugosllavinë si dy vende që kanë pasur numrin më të madh të viktimave gjatë Luftës së dytë botërore për numër të popullsisë. Pra jemi edhe për pjesëmarrje ndër katër të parët, edhe për numrin e viktimave jemi gjithashtu ndër të parët``.
Sipas Pëllumb Xhufit i cili spjegon në kohën kur u organizua Konferenca e Paqes në 46 në Paris, ku shkoi në emër të qeverisë shqiptare Enver Hoxha, Mitat Frashëri që ishte në emigracion, çoi një letër për konferencën ku thotë jo 28 mijë por thotë se janë 30 mijë dëshmorë të kësaj lufte“.
Dalan Buxheli kosekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve konfirmon dhe Dëshmia është kjo:
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që mohojnë 28 mijë dëshmorët e Luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijojnë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…………………………………………………9470.
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë………………… 6436
Të asgjësuar në 23 kampe, pa varre, për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman……………………11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë…………………………………………………… ……50
Të asgjësuar në kampet në itali (pa varre) janë…………………………………………………………….70
Të asgjësuar në kampin e Mat’hauzenit (pa varre) janë…………………………………………………..351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë …………………………………………….32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë………………………………………………………168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë………………………… ………………162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë……………………………………………144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë…………………………………………….27
Shuma e përgjithshme është……………………………………………………………………………28.110
(https://telegraf.al/.../faktet-tona-i-dhame-luftes-28.../)
Këto informacione mund të na japin idenë se Dëshmorë duhet quhen vetëm ata që luftuan për çlirimin e atdheut në çdo kohë të historisë dhe askush tjetër.