Pirja e verës është më e shëndetshme se e birrës, thonë studimet

Shëndetësia

Pirja e verës është më e shëndetshme se e birrës, thonë studimet

Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Me sa duket, pirja e venës është alternativa më e shëndetshme kur bëhet fjalë për pijet alkoolike.

Jo vetëm që është më e shëndetshme se pijet e tjera alkoolike, vera me sa duket edhe e ulë rrezikun e vdekjes.

Konsumuesit e pijeve alkoolike si vodka, uiski, etj, kishin një rrezik të rritur të vdekjes për 25% dhe rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare për 31%, në krahasim me ata që pinë vetëm verë.

Ata gjithashtu kanë 48% rrezik të dështimit të mëlçisë. Ky studim është bërë duke përfshirë 300 mijë persona që kishin preferenca të ndryshme në alkool.

Gjithashtu pirja e verës me ushqim me sa duket ulë rrezikun e vdekjes për 10%. Ndërsa nëse i krahasojmë personat që pinë të njëjtën sasi të verës brenda 2 ditëve dhe brenda 4 ditëve, ata që pinë brenda 4 ditëve kanë 9% më pak rrezik të vdesin.

Edhe pse në ditët e sotshme, studiuesit po përpiqen të “ndajnë” pak a shumë se sa duhet të pijë një person në ditë, ose në javë, nuk ka ndonjë listë që përfshinë llojet e ndryshme të alkoolit dhe sasinë se sa duhet të konsumohen.

Mirëpo ekspertët sugjerojnë se ju duhet të konsumoni verë të bardhë ose të kuqe, dhe ta shoqëroni me ushqim, në mënyrë që të mos keni dëmtime në shëndetin tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat