Zbulohet tableta kundër plakjes?

Shëndetësia

Zbulohet tableta kundër plakjes?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Botën e ka përshkuar lajmi, i cili sugjeron se shkencëtarët kanë gjetur mënyrën e ngadalësimit, përkatësisht shtyrjen e plakjes, dhe atë me tabletën "metformina".

Këto tableta përdoren në shërimin e diabetit, tipi 2, e studimet kanë theksuar se pilula magjike mund ta parandalojë kancerin, sëmundjet e zemrës, madje edhe degjenerimin kognitiv.

Kjo tabletë tashmë ekziston në treg dhe me vite përdoret në sanimin e problemeve që ndërlidhen me rezistencën në insulinë dhe sëmundjen e sheqerit, e për momentin po formohet studimi i ri ku po marrin pjesë 3.000 njerëz, nga mosha 70 deri 80 vjeçe, me ç'rast pritet të vërtetohen këto që thuhet për këtë tabletë.

Hulumtimet do të zgjatin deri në shtatë vjet dhe do të kushtojë rreth 47 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat